Sot, pas dy javësh trupi i 20 vjeçarit të mbytur tragjikisht në “Shpellën e Pëllumbasit” është gjetur. I riu i kishte thënë mamasë së tij se do dilte për pinkik po gjithçka duket se mori rrjedhë tjetër.
Rastet si të Xhorxho Seferit, janë të shumta. Mjafton të kujtojmë atë të Armand Hallvaxhiut, ish operatorit që pasioni për zhytjen i mori edhe jetën.
Xhorxho Seferi, gjendet pas 15 ditësh kërkime:
Mëngjesin e 20 Majit, 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë. Të dy shokët ishin nisur për pinkik.
Fillimisht u dyshua se 20-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve vijuan kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit, dhe vetëm sot pas 15 ditësh është bërë e mundur gjetja e trupit. Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës në një terren shumë të vështirë.
Mbytet në Karaburun, operatori
Armando Hallvaxhiu, operatori i News24, u mbyt teksa zhytej në ujërat e Karaburunit.
Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.
Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend.
Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte edhe fundjavën e fundit në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.
Dy policet nga Kosova mbyten në Lum
Malsor Dashi e Armend Trena, mbrëmjen e të shtunës në krye të detyrës u zhdukën në mënyrë enigmatike. Të dy këta policë nga Kaçaniku, pak para aksidentit kishin dorëzuar në Han të Elezit një të burgosur.
Kërkimet per trupat e tyre vazhduan me ditë të tëra. Fillimisht u gjet trupi i Malsor Dashit e më pas i Armend Trenës.
Gjendet i mbytur në lumin Kir efektivi i policisë
Gjendet i pajetë 52 vjeçari në lumin Kir në Shkodër. Viktima është identifikuar si shtetasi Dedë Shkalla, efektiv policie në Shkodër.
Trupi i pajetë i 52-vjeçarit Dedë Shkalla, baba i 7 fëmijëve është gjetur nga banorët e zonës në rrethana misterioze.
Sipas të dhënave, në ditët e fundit ai iu kishte shprehur kolegëve shqetësimin se nuk po arrinte dot të plotësonte dokumentet për formularin e vetëdeklarimit për procesin e vetingut në afatin e kërkuar.
Vetëmbytja e babait të pesë fëmijëve vjen katër ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit.
Vlorë, i riu është mbytur në ujërat e lumit Vjosa. Denis Gjeka 27 vjeç, banues në Fier, punonte në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve e quajtur “Lavatriçja e vjetjër”, në fshatin Novoselë.
Pamje nga vendngjarja
Gjatë kohës që po punonte në këtë objekt dyshohet se është futur në lumin e Vjosës për t’u larë dhe nuk ka dalë më në breg. Pas lajmërimit nga kolegu i punës, polumbarët ishin duke kërkuar prej 4 orësh trupin e 27-vjeçarit me iniciale Denis GJ. Trupi i tij u gjet pranë fshatit Mifol.
AlpeNews.al








