• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sllovenia voton, edhe një problem tjetër për BE?
Home
Europë

Sllovenia voton, edhe një problem tjetër për BE?

3 June, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Sllovenia është anëtare e BE dhe NATO-s, ka si monedhë euron, dhe në vitet e fundit të krizës së migrimit në Ballkan i mbajti lart vlerat europiane. Por tani drejtimi i erës duket se po ndryshon. Një problem i ri për BE?

1,7 milionë votues sllovenë votojnë të dielën (03.06) për parlamentin e ri slloven. Sipas të gjitha sondazheve, partia opozitare konservatore, SDS del fituese. Në një analizë të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa për zgjedhjet në Slloveni, theksohet debati në Slloveni për rrezikun e„orbanizimit” të vendit. Kreu i qeverisë hungareze, Viktor Orban ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore të demokratëve konservatorë sllovene, SDS. Ai ka qenë i ftuar nga partia sllovene, si idol i kreut të partisë SDS, Janez Jansa. Politikanët e qendrës dhe të majtë nuk lodhen me paralajmërimet për një „orbanizim” të Slloveinsë.

Orban me konceptin e tij të „demokracisë iliberale” do t‘u mësojë sllovenëve mbrojtjen pa kompromis nga refugjatët, luftën kundër shoqërisë civile dhe pengimin e punës së organizatave jo-qeveritare, thekson dpa. Kështu një kryetar i mundshëm i një qeverie konservatore, Janez Jansa do ta afronte Slloveninë me vendet e Vishegradit. Që tani shtetet e bashkuara aty, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria i shkaktojnë dhimbje koke Brukselit. E tronditur partia Desus pjesëmarrëse në qeveri paralajmëron sllovenët nga një „model hungarez”.

Fitues pa partnerë?

Programi për politikën e brendshme i partisë konservatore, SDS duket se pritet mirë nga shumë votues sllovenë: ulje tatimesh, reduktim i burokracisë shtetërore, ndalim i mbulimit të fytyrës. Por Jansa (që ka qeverisur në vitet 2004-2008 dhe 2012-2013) duket se ka për të pasur vështirësi në gjetjen e një partneri për krijimin e koalicionit qeverisës. Sepse shumica e partive, sipas gazetës më të rëndësishme slloveme „Delo” kanë tradicionalisht një „refleks anti Jansa”. 59 vjeçari është një figurë e kontestuar që nga fillimet e pavarësisë së Sllovenisë dhe ka luajtur një rol në disa afera korrupsioni si në blerjen e disa armatimeve ushtarake apo shitjen e truallit.

Gazeta sllovene „Dnevnik” shikon politikanin e ri, Marjan Sarec si “kurorëzues”, pra që mund të ketë një rol të rëndësishëm në krijimin e koalicionit të ardhshëm. Ekspertët janë të mendimit, se 40 vjeçari, ish-komedian dhe kryetar bashkie më qëndrim të majtë e të qendrës mund të kapë vendin e dytë me 16% të votave. Në vendin e tretë sondazhet nxjerrin socialdemokratët me 14% dhe në vend të katërt partinë e kryetarit aktual të qeverisë, Miro Cerar, SMC. Krijimi i qeverisë sllovene këtë herë duhet se nuk ka për të qenë i lehtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lopetegui: Sukseset spanjolle në Europë, shtysë për të fituar Botërorin
Previous article E FRIKSHME/ Gjarpri futet brenda në klasë, tmerrohen nxënësit (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT