Dy alpinistë kanë vdekur gjatë një përpjekje për tu ngjitur në formacionin shkëmbor në El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë.
Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA tha se të dy burrat ranë për vdekje në rrugën e njohur si Freeblast.
Alpinistët u identifikuan si Jason Wells, 46 vjeç, nga Boulder, Colorado, dhe 42-vjeçari Tim Klien nga Palmdale, California.
Më shumë se 100 aksidente ndodhin në Yosemite çdo vit. Ka pasur 16 viktima në vitin 2016.
Zyrtarët e parkut thanë se aksidenti fatal ndodhi të shtunën rreth orës 08:00 lokale (15:00 GM


