• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO/ Konkurrentja e “C’est la vie” rrëfen historinë: Isha pjesë e një sistemi inati, m’u thye ëndrra
Home
Showbiz

VIDEO/ Konkurrentja e “C’est la vie” rrëfen historinë: Isha pjesë e një sistemi inati, m’u thye ëndrra

17 November, 2017 F.autor Gossip, Showbiz

Ori Kuçi, një prej sipërmarrëseve më të njohura në Tiranë, është bërë vazhdimisht pjesë e mediave ku është gjendur për të folur për biznesin, por edhe për tema të ndryshme sociale, të cilat vazhdojnë të jenë objekt debati në shoqërinë tonë.

Por kush e kishte ditur që themeluesja e një prej dyqaneve më elegante në Tiranë, Jardin de Paris, do të ishte edhe një zë mjaft i intonuar në muzikë?

Prej dy javësh, Ori është bërë pjesë e spektaklit më të ri që ka nisur transmetimet në Tv Klan dhe së bashku me Anxhela Peristerin janë ndër dyshet më të pëlqyera të publikut. Kyi fundit ka mbetur i mahnitur nga performanca e Orit, meqenëse këngëtarja e njohur nuk është më surprizë për të, por edhe vetë Anxhela, të dielën e fundit tha se Ori kishte kaluar edhe pritshmëritë e saj.

Po çfarë e paska lidhur Orin me muzikën? Një histori e hershme, e bukur dhe e trishtë njëkohësisht. Nga studio e “Rudina”, ajo rrëfeu pasditen e djeshme se para se të vijonte studimet për Gazetari dhe Shkenca Politike në Firence, ajo mbaroi Liceun për kanto në Tiranë.

Në atë kohë, ende adoleshente, kishte shumë ëndrra për të qenë pjesë e skenave të mëdha në të ardhmen, por nga ato vite nuk ka kujtime të mira. E pyetur nga Rudina pse e la kanton pas Liceut, Ori tha se nuk donte ta kujtonte atë periudhë për të cilën ka vetëm kujtime të pakëndshme. Pa dëshirën e saj, ajo u bë viktimë e një sistemi që gjykonte e paragjykonte zgjedhjet e të rinjve, e artistëve të ardhshëm, që shumë vite më vonë do të edukonin publikun me vlerat e tyre.

Por me të nuk ndodhi kështu: “Kur isha në Lice, u futa me pasion dhe dola vetëm me talentin. Ka qenë një periudhë jo shumë e mirë në sistemin shkollor. Unë nuk dua ta hap atë kuti. Më vjen keq që u bëra pjesë e një sistemi inati pse studioja diku dhe nuk studioja diku. Dhe m’u thye ëndrra…” – thotë Ori e emocionuar, duke u përpjekur të kujtojë edhe herët e fundit që u bë pjesë e skenës me mikrofon në dorë.

Ishte ndoshta 15-vjeçare a pak më shumë hera e fundit që Ori u ngjit në skenë për të kënduar. Mllefet dhe inatet e shumë mësuesve dhe pedagogëve nuk e lanë të qetë që të vazhdonte ëndrrën. Muzika ka mbetur një prej pengjeve të saj të mëdha, por, për fatin e saj të keq: “Isha viktimë e një mentalieti injorant të kohës. Më vjen keq që në shkolla ku rriten artistë, mësuesit apo pedagogët ndikojnë për keq, është një gabim shumë i madh…” – shton ajo ndër të tjera.

Pas disa shfaqjeve me shkollën si pjesë programit të studimit në Lice, Ori nuk këndoi më: “E vetmja skenë ku kam kënduar ka qenë ajo e Liceut. Pastaj kemi kënduar në Firence me shkollën, kemi pasur një konkurs dhe pasi mbarova gjimnazin në 2001-in, nuk kam kënduar më kurrë”. – thotë ajo pa i përmbajtur emocionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fatos Klosi: Pakti Rama-Visho Ajazi Lika, tërboi Berishën. As Meta nuk dinte që…
Previous article BANKA BOTËRORE: Rritja ekonomike në 2018 do të ulet, nuk ka investime të huaja

F.autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT