Një person është arrestuar në Fier, dy janë shpallur dhe dy të tjerë janë lënë në masën detyrim paraqitje, pasi kishin krijuar një skemë për pastrimin e parave. Në pranga ka rënë 52-vjeçari Xhevahir Troka, nga Fieri. Xhevair Troka kishte një pikë ‘Exchange’ në Fier dhe përdorte biznesin e tij për të pastruar para bashkë me 4 persona të tjerë. Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se nëpërmjet kryerjes së transaksioneve bëhej e mundur pastrimi I parave të pista, burimi i të cilave dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.
Ndërsa Shpëtim Çilotaj rezulton biznesmen, pronar tregtimi dhe prodhimi materialesh ndërtimi dhe aktiviteteve të llojeve të ndryshme. Prokuroria e Fierit i ka mbajtur në përgjim këtë grup prej disa vitesh ku ata kanë kryer transaksione të shumta përgjatë kësaj periudhe kohore.

Xhevahir Troka- I arrestuar
Shpëtim Çiljotaj-Në kërkim
Vladimir Çiljotaj- Në kërkim
Agur Çiljotaj- Detyrim paraqitje
Jonida Çiljotaj- Detyrim paraqitje
AlpeNews.al




