Prej ditësh në media qarkullon një lajm për largimin e Alketa Vejsiut drejt Italisë dhe një projekt të sajin në Mediaset. Pas publikimeve të Vera Grabockës ku e uronte Vejsiun, mediat shpërthyen në një sërë lajmesh derisa erdhi edhe vet reagimi i Alketës e cila tha se nuk do të largohet nga TV Klan.
Por sot sërish bordo.al shkruan se moderatorja ka fituar një audicion për të qenë përkrah Paolo Bonolis, për një emision që pritet të fillojë së shpejti.
Pas kësaj ka ardhur sërish një reagim i Alketa Vejsiut, e cila ka prezantuar programin e ri që ajo do të drejtojë në TV Klan dhe bëhet fjalë për një program dedikuar fëmijëve.
“Kush e beri lemsh Peter Panin” është programi më i ri që do të nis në TV Klan sezonin e ardhshëm nënë drejtimin e Alketa Vejsiut. “Ky është një program me fëmije por jo vetëm për fëmije”, shkruan Vejsiu.
Postimi i plotë i Alketa Vejsiut
Jemi gati per te nisur me audicionet e “Kush e beri lëmsh Peter Panin” ne @rtvklan se bashku me @veragrabocka! Ne te vertete eshte nje nder formatet me te bukur te te gjitha kohrave! E kam adhuruar drejtimin me stil dhe humor te @sonopaolobonolisPersonazhet VIP do te intervistohen dhe vihen ne loje nga fëmijët! Femije te mençur qe do te luajne rolin me te bukur: ” te jene femije”!
Ky është nje program me fëmije por jo vetëm për fëmije!
Javes qe vjen ne @rtvklan do te kemi takimin e pare per audicionet! Datat do tjua themi shume shpejt! Patenta eshte tani gati per tu realizuar me te drejta te blera nga Kompania Prodhuese!
Mosha e femijeve do te jete 4-9 vjeç!
Pres me padurim ti njoh dhe takoj femijet tuaj!
Pjesa me e veshtire do te jete fakti qe vetem nje pjese e tyre do te jene pjese e spektaklit ndaj prinderit nen kujdesin tone, do ti pergatisin vetem per diten e audicionit, pa i krijuar pritshmeri te larta qe mund ti zhgenjejne per pjesmarrjen ne episodet ne vazhdim te spektaklit. Do te jete nje skuader qe do te vendose se cilet prej tyre kane vertete aftesi gazetaresh te ardhshem???? Per te reja azhornohemi ne ditet qe do te vijne!
Tag dike qe njeh qe mund te jete pjese e ketij formati per ti bere lemsh te rriturit me shume se c’jane????



