Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, lëndë narkotike, shpallet në kërkim autori tyre. Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme në fshatin Kuç, në stanin e shtetasit A.N., kanë sekuestruar:
4 armë zjarri tip automatik
4 krehëra model 56
210 fishekë model 56 si dhe
246 kg kanabis.
Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.


