Ronaldo thotë se Zidane është “i qetë, nuk bëhet nervoz, ashtu si unë”.
Cristiano Ronaldo është pothuajse lojtari që irritohet më së shumti në fushë, sidomos kur nuk shënon gola dhe shpesh herë bën edhe gjeste jo të hijshme, por befasisht thotë se ai nuk bëhet nervozë, ashtu si edhe trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane.
“Zidane është si unë, ai nuk bëhet nervozë”, tha Ronaldo, teksa ka lavdëruar trajnerin francez në intervistën që do të publikohet nesër nga “L’Equipe”.
Portugezi foli edhe për përforcimin e PSG-së me Neymarin dhe Kylian Mbappe, që shihet si favorit për të triumfuar në Champions League.
“A duhet t’ia kemi frikën PSG-së në Champions? Nuk i frikësohem PSG-së. Jemi kampionë të Evropës dhe të Spanjës. Shkruam histori duke fituar Championsin dy herë me radhë. Kemi treguar se nëse duam të arrijmë diçka edhe mund të arrijmë, kështu që duhet të jemi gati për çdo kundërshtar”, shtoi mes tjerash Cristiano.
Portugezi i bëri këto komente në një intervistë të gjatë për “L’Equipe” që do të publikohet të premten.


