Vetëm pak muaj më parë, sasia rekord e kokainës, plot 613 kg kokainë u kap në portin e Durrësit ne nje kontenier qe sillte banane nga Kolumbia, porositur nga firma shqiptare Arbri -Garden, në pronësi të Arbër Çekaj.
Por Çekaj rezulton se nuk është i vetmi biznesmen që dyshohet për lidhje me drogën. Nga Lulzim Kulla, “i forti i Shkodrës”, tek biznesmeni që siguronte lidhjet e kokainës midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Rastet:
Sasia rekord 613 kg kokainë dhe Arbër Çekaj
Arbër Çekaj, pronar i kompanisë e cila priti dhe magazinoi sasinë prej 613 kg kokainë, është personi tashmë i shpallur në kërkim policor. Magazina ku u arrit të kapej droga e cila monitorohej në mënyrë të vazhdueshme nga policia, ndodhet në rrugën dytësore ‘Maminas-Durrës.
Pronari i kompanisë, 38-vjeçari Arbër Çekaj i datëlindjes 5 Prill me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, dyshohet se është një prej organizatorëve të aktivitetit kriminal të trafikimit të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.
Lulzim Kulla dhe tritoli i Shkodrës
Emri i biznesmenit Lulzim Kulla është mjaft i njohur për Policinë e Shkodrës. 42-vjeçari konsiderohet si një prej “të fortëve” të qytetit dhe ka disa precedentë penalë.
Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare. Historia e vendosjes së gjobave për tregtarët në lagjen “Rus” dhe në zonat përreth daton që prej vitit 1997. Përmes presionit dhe terrorit, tregtarët detyrohen t’u paguajnë një shumë që shkon deri në 50 mijë lekë të vjetra në muaj grupit të të fortëve, në mënyrë që të mos kenë probleme.
Por, 42-vjeçari që ishte shënjestra e sulmit me tritol të shpërthyer në distancë me telekomandë rezulton se është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Lulzim Kulla, edhe pse konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, u la i lirë pas vetëm 6 muajsh.
Ndue Pepaj, 28 vjeçari koka e grupit të trafikut të drogës
28-vjeçari shqiptar Ndue Pepaj ishte koka e grupit të trafikut të drogës, ndërsa ai kishte në pronësi një nga restorantet më të njohur në Bajzë të Malësisë së Madhe. Pepaj u kap sot në Mal të Zi me gati 1 ton kanabis dhe 1.7 kilogram heroinë.
28 vjeçari jetonte mes makinave luksoze dhe udhëtimeve në vende të ndryshme të botës.
Në rrjetet sociale të biznesmenit nuk mungojnë as foto dhe video nga party të ndryshme, makina pa targa, motorra si dhe foto familjare.
Servis dhe Drogë në Korçë
Pronari i një servisi është vënë në pranga pasi në biznesin e tij është gjetur një sasi prej 10 kilogramësh lëndë narkotike. Burime zyrtare nga Policia e Korçës thanë se është vënë në pranga Sokol Bardhollari, 27 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij është bërë sepse gjatë një kontrolli të ushtruar në një servis që shërbente për lyerje automjetesh, në lagjen numër 4 në Korçë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 10 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa, e vendosur në një qese plasmasi ngjyrë të zezë.
Pronari i “Porcelanosa”
Nikolin Janina është nga biznesmenet me te medhenj ne vend, ai ka ne pronesi dhe administrim kompanite e pllakave dhe hidrosanitareve “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k, apo e njohur si “Porcenalosa”.
Pasuria e biznesmenit NIKOLIN JANINA është liruar nga sekuestrimit. Kjo e fundit, e sekuestruar në vitin 2017 pas i Janina akuzohej nga autoritetet spanjolle si lider i nje bande kriminale.
Behej fjale per nje pasuri prej disa miliona eurosh.
Biznesmeni dhe gomonia
Policia greke arreston trafikanet e gomones me 1.6 tonë drogë nisur nga Shqipëria.
Mediat greke shkruajten se një “bos i madh” i cili thuhet se është shqiptar dhe jeton në një vilë në bregdet, por pa dhënë të tjera të dhëna për të.
Sipas hetimeve, gomonia me 1.6 tonet kishin destinacion plazhet e Turqisë dhe autoritetet janë në kërkim të shqiptarit, që dyshohet si “big bossi”.
Hetimet e policisë kane zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshiu në të grekë të njohur.
Ai ishte personi që blinte gomonet për llogari të mafies shqiptare, i pagezonte ato si turistike per te mos u dyshuar nga policia.
Droga u ngarkuar ne Shqiperi, permes Korfuzit u fut ne Greqi, do kalonte në Peloponez e do shkonte ne plazhet e Stambollit.













