Grekët kanë kundërshtuar ndonjë kompromis të mundshëm në kontestin për emrin që ka shteti i tyre me Maqedoninë, duke thënë se planifikojnë mbajtjen e disa protestave në disa qytete të veri të Greqisë javën e ardhshme.
Protesta mund të zhvillohen edhe në qytete tjera, ka thënë Patsikas, duke parashikuar se në këto organizime do të marrin pjesë 3 milionë persona.
Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë kanë thënë këtë javë se janë afër arritjes së marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.
Kundërshtimet nga ana e Greqisë për përdorim e këtij emri nga ana e vendit fqinj ka bllokuar tentativat e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, shkruan rel.
Ndonëse liderët e të dyja shteteve është raportuar se janë afër arritjes së marrëveshjes për ndonjërin nga emrat si “Maqedonia e Epërme” apo “Maqedonia e Re”, planet për protesta tregojnë se publiku kundërshton çdo kompromis.


