• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Nga kurthet e vjetra, tek truku i ri ndaj mazhorancës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Nga kurthet e vjetra, tek truku i ri ndaj mazhorancës

31 May, 2018 Redaktor1 OP-ED

Megjithëse të ndryshme në shumë aspekte, opozita e Sali Berishës dhe ajo e Lulzim Bashës, kanë disa qajse pothuajse të njëjta, përsa i përket kurtheve që i kanë ngritur mazhorancave të atëhershme e të sotme socialiste. Kuptohet me të vetmin qëllim, në të dyja rastet e kohët, kundër mazhorancave të së njëjtës parti. Në funksion të rikthimit të PD në pushtet.

Për tia arritur kësaj, pavarësisht se kush goditet ndër aleatët, bashkëpunëtorët dhe emrat e përveçëm të PS, objektivi i vetëm që synohet gjithnjë për tu rrëzuar, është një. Eshtë lideri. Kryetari. Kryeministri. Njeriu tek i cili një parti politike në pushtet, i delegon kredencialet themelore për menaxhimin e qeverisjes së saj dhe në funksion të mbajtjes së pushtetit. Sistemi ynë politik, rregullat e brendshme të funksionimit të partive politike dhe tradita, e diktojnë pothuajse gjithmonë këtë qasje.

Kur PS është rikthyer në 2013 në pushtet, pas 8 vitesh në opozitë, me siguri që përveç të tjerash lidershipi i ri është munduar që ti shmanget gabimeve të vjetra. Vendimarrjeve të gabuara ose jo produktive, përballë një kundërshtari politik të njëjtë; PD, Sali Berisha e më pas, edhe Lulzim Basha. Pra, kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama, me siguri që është munduar që ti shmangë kurthet ku me, apo pa dashje ka rënë dikur në pushtet, PS me Kryetar Fatos Nanon.

PS në 8 vitet e qeverisjes së parë (1997-2013) krijoi brenda dy mandatesh disa qeveri, pati 4-5 kryeministra, rreth 50 ministra dhe në asnjë rast nuk i ia doli që ti fshihte brenda mureve të partisë problemet e saj. I ekspozoi ato në çdo vend e rast, në emër të demokracisë, transparencës por edhe sigurisë se ashtu si kishte ikur nga pushteti, Sali Berisha nuk do të rikthehej ndoshta më kurrë. Të paktën jo aq shpejt sa edhe ndodhi.

Edi Rama është i vetmi kryeministër në të dyja mandatet e qeverisjes së PS pas 2013. Edhe ministrat kryesorë, janë në një masë jo të vogël në raport me numrin e kabineteve, pothuajse të njëjtët. Megjithëse Fatos Nano ka merita për demokratizimin dhe qytetarizimin e politikës shqiptare, Edi Rama i është shmangur shfaqjeve publike politike si ato të KPD-së së famshme, levizjeve për katarsis, intervistave që krijonin scoope mediatike, apo debateve televizive me liderin e opozitës.

Përtej kësaj pjese të dukshme, Edi Rama duket se nuk do që ti shmanget në asnjë rast përplasjeve verbale me Sali Berishën kryesisht, me Bashën e të tjerët jo e jo, për çfarë do lloj teme të cilave dikur socialistët e kohës së Fatos Nanos i druheshin. Duke filluar që nga e kaluara komuniste, raporti me Enver Hoxhën dhe diktaturën, e deri tek temat nga më delikatet qoftë në aspektin personal, raportet me fenomenet negative të qeverisjes dhe pushtetit, e deri tek ato për nacionalizmin, Kosovën dhe marrëdhëniet me “fqinjët-armiq”, etj.

Nëse gjatë qeverisjes së Fatos Nanos aksioni opozitar i Berishës ishte një harmonizim mes betejave në terren dhe atyre në Parlament e media, kjo e Lulzim Bashës zhvillohet kryesisht vetëm në planin virtual ku dimensioni me qytetarët, mungon. Megjithatë, tezat e sulmeve si në qeverisjen e parë socialiste edhe në aktualen, janë të njëjta: Krimi, korrupsioni, droga, abuzimi me buxhetin, investimet, konçensionet, etj.

Edhe kur ka patur të vërteta edhe kur ato kanë munguar, opozita e ka vijuar përplasjen e fortë verbale e publike me qeverinë, për tia hequr një e nga një gurët dhe tullat e kështjellës së pushtetit në sytë e opinionit publik. I cili duke dëgjuar çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit dhe çdo mandat të njëjtat akuza por me emra dhe personazhe të ndryshme,- ashtu si pika e ujit që bie papushim dhe arrin një ditë që ta gërryej shkëmbin,- ky efekt kërkohet që të krijohet në kokën e çdo votuesi, derisa të vijë një ditë që shumica e tyre ta hdhi votën në zgjedhje, kundër qeverisë.

Deri tani, duke qenë një lider më sistematik, më metodik, më i planifikuar dhe i fiksuar pas propogandës e informacionit, Edi Rama ia ka dalë në shumë raste, që ti shmanget kurtheve të vjetra ku po kërkon gjithnjë e më me agresivitet, më me këmbëngulje e me goditje poshtë brezit, që ta fusi opozita e vjetër dhe e re. Opozita e drejtuar nga lideri i vjetër dhe kryetari i ri. Opozita tradicionale e PD dhe opozita e freskët e LSI.

Kur i sheh të dyja palët politike të sillen kështu, të duket sikur në këto 21 vitet e fundit të rrotacioneve 8 vjeçare të pushtetit mes PS e PD, nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Përveç njërës: Qëllimit të mazhorancës dhe opozitës. E para për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, e dyta për të ardhur sa më shpejt në qeverisje.

Aaaa… Më falni se për pak harrova. Sali Berisha në kohën e Fatos Nanos fliste rrugëve të protestave me megafon në dorë. Ndërsa tani, live nga facebook-u i celularit apo Ipad-it të tij, brenda sallës së Parlamentit. Nuk është diçka aq e vogël dhe e parëndësishme sa duket. Kur e mendon se Donald Trumpi po e qeveris amerikën dhe botën me twitter, pse Sali Berisha të mos tentojë që të rikthehet sërisht në pushtet më 2021, kur të jetë 77 vjeç, me… facebook?!

E ta mendosh se edhe Hillari Klinton, sapo shprehu dëshirën që të bëhet shefja e kompanisë së Mark Zuckerbergut, e kupton që realiteti i ri, nuk ka edhe aq shumë lidhje me kurthet dhe truqet e vjetra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xherdan Shaqiri transferohet te gjigantët e futbollit turk
Previous article Kur dashuria nuk njeh moshë! E reja humb virgjërinë me 64-vjeçarin

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT