• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Misteri turk i ADRIATIK LLALLES/ Pse fshihen atyre anëve “ish”-at KYÇ të Shqipërisë? Nga Ramiz Alia, te Gazidede dhe…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Misteri turk i ADRIATIK LLALLES/ Pse fshihen atyre anëve “ish”-at KYÇ të Shqipërisë? Nga Ramiz Alia, te Gazidede dhe…

31 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Sokol Hazizaj, avokati që përfaqëson ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, u njoftua të enjten paradite zyrtarisht se do të mbrojë klientin e tij në komisionin e Vettingut.

Në një prokurorë të shkruar në dy gjuhë, turqisht dhe shqip, është bërë e ditur se Llalla njeh Sokol Hazizajn, juristin e njohur, si avokat të tij legal.

Por përse prokura në turqisht? Herën e parë, Hazizaj e kishte marrë shkresën nga një noteri në Tiranë, ku ishte depozituar firma e Llallës.

Edhe atëherë ish-Kryeprokurori ndodhej jashtë vendit, por prokurën e lëshoi vetëm në gjuhën shqipe. Pikërisht ky fakt, por edhe vendndodhja e tij në Turqi ka përhapur në Tiranë një furtunë të vërtetë skenarësh konspirativë.

Vetë avokati Hazizaj nuk pranon të flasë për detaje lokacionalë të klientit të tij, por thotë se ai ka dërguar shkresën e duhur ligjore për ta përfaqësuar.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se Llalla ndodhet në Turqi për disa trajtime mjekësore, në një spital të Stambollit.

Ndërsa disa media që janë me vokacion pro mazhorancës kanë shkruar se ish-kryeprokurori ndodhet atje për të kërkuar strehim politik.

Për disa javë këto media shkruanin se Adriatik Llalla ndodhej në Gjermani. Por faktikisht doli që e gjitha kjo nuk rezultoi e vërtetë.

Ish-kryeprokurori ndodhet në Turqi, çka ka shtuar shumë misteret në lidhje me rëndësinë që merr vendi i madh ku kryqëzohen kaq shumë histori në lidhje me emra të njohur.

Një tjetër emër i njohur i kronikës, ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, për 12 vjet qëndroi në Turqi dhe vetëm pak ditë më parë u rikthye në Tiranë për t’u përballur me dënimin e tij për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Itinerari turk i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë mjaft enigmatik; madje thuhet se një trupë e posaçme e ruan ish-prokurorin e Përgjithshëm në të gjithë lëvizjet e tij.

Avokati Hazizaj është kthyer në personin më të kontaktuar nga qarqe shumë të rëndësishme në vend që duan të dinë për vendndodhjen dhe të rejat për Llallën.

Një nga këto është pikëpyetja që nuk gjen shpjegim se përse Llalla lëvizi nga Gjermania në Turqi dhe a do të rrijë gjatë në këtë vend?

Fakt është që ish-kryeprokurorit i është rezervuar një mikpritje e madhe nga institucionet e Turqisë, të cilët po kujdesen deri në detaje për sigurinë e  tij.

Por Llalla nuk është i vetmi që ka gjetur Turqinë si një vend “prehjeje” provizor pas tallazeve në vendin e tij.

Edhe ish-presidenti Ramiz Alia ka qenë në Turqi pas lënies së pushtetit, ku edhe është kuruar.

Edhe i ndjeri Bashkim Gazidede u largua në Turqi pas largimit nga kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar.

Lista është e gjatë dhe nuk duket se është e rastësishme, pasi ka brenda një marrëdhënie besimi ndërinstitucional. Shkoqur, Adriatik Llalla e ndjen vetën më të sigurtë në shtetin turk. Por nga se druhet ish-Kryeprokurori?

Pas shpalljes së tij si person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka shumë mundësi që strehimi në çdo vend perëndimor do të ishte më shumë i ekspozuar drejt një kërkimi nga Uashingtoni.

Dhe nëse do të kërkojë azil në Turqi, nuk do të thotë se automatikisht ai mund të lëviz nëse e kërkon SHBA, që sipas Sekretarit të Shtetit “dyshohet për korrupsion”.

Turqia nga ana e saj nuk ka shumë detyrim ndaj SHBA-së, pasi kjo e fundit nuk ka dorëzuar disa zyrtarë që Ankaraja i kërkon për t’i gjykuar për grushtin e shtetit të 16 korrikut 2016, mes tyre klerikun Fetullah Gulen.

Gjithsesi, kësaj pyetje ka shumë gjasa t’i japë përgjigje seanca e 6 qershorit, ku avokati Sokol Hazizaj po përgatit një mbrojtje të gjatë dhe të argumentuar. A do të jetë ai rrëfimi i pritshëm i Adriatik Llallës? Të presim… (tesheshi.com)

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përgatitje "speciale" te Brazili për Botërorin, kush humb topin të këtë kujdes veshin (VIDEO)
Previous article Befasohet Zvicra, Granit Xhaka lëndohet në stërvitje dhe rrezikon Kupën e Botës

Redaktor1

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT