• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRTUESIT QË MASHTRUAN QYTETARËT/ Nga Rapush Hoxholli, tek Namik Pelivani. Kush janë “kokat” që… (FOTO)
Home
Ekskluzive

NDËRTUESIT QË MASHTRUAN QYTETARËT/ Nga Rapush Hoxholli, tek Namik Pelivani. Kush janë “kokat” që… (FOTO)

31 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Pas problemit me tokat, mashtrimet me shitblerjen e apartamenteve janë një tjetër fenomen që ka shkaktuar mjaft problem me pasoja të rënda financiare për qytetarët.
Rastet sa vijnë e shtohen. Familje të mbetura në “qiell të hapur”, shuma të mëdha parash të shkuara dëm, madje edhe tentativa vetvrasjesh.

Çfarë ndodhi sot:
100 familje jetojnë në kushte e skandaloze mes ujërave të zeza, edhe pse pallati i tyre ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, në rrugën e Dibrës, apo si njihet ndryshe ‘Selvia’.

Firma ndërtuese sipas banorëve e ka lënë përgjysëm punimet. Pallati nuk ka ashensor ndërkohë që kanalizimet nuk kanë përfunduar. Për pasojë dy katet e parashikuara për parkim janë të mbuluara nga ujërat e zeza.

Banorët flasin të irrituar për situatën e krijuar, jetesa në të cilën është kthyer në një tmerr për ta. Ndërkohë që bëjnë dhe fajtor institucionet e shtetit që kanë lejuar këtë gjendje.

“Na ka lënë në mëshirë të fatit. Do të na zërë kolera”.

“Shteti pse nuk i kontrollon. Ne sërish duhet të paguajmë edhe pse kemi paguar njëherë. Bashkia të ndërhyjë të kontrollojë lejet që ka dhënë përse nuk zbatohen”.

Namik Pelivani, prej më shumë se 3 vite emri i tij përflitet në media si një ndërtues mashtrues, por kur dosja e tij shkon në Gjykatë ai del i pafajshëm.

Në korrik të 2016 Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Namik Pelivanit, që në atë kohë akuzohej se kishte mashtruar dhjetëra familje për apartamente në Unazën e Re. Prokuroria kërkoi 12 vite burg, por gjykata nuk gjeti prova fajësie.

Çështja në vitin 2016
Dosja ndaj Pelivanit u regjistrua më 25 shkurt të këtij viti. Ai akuzohej për mashtrim me pasoja të rënda. Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Ndërkohë, avokati kërkoi pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Namik Pelivani. Biznesmeni, në seancën e fundit nuk u paraqit me vullnetin e tij. Më 7 korrik, gjykata vendosi “pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Namik Pelivani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘mashtrimit’, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Mashtrimi
Minimumi i pagesës së qirasë do të ishte 6 muaj ose ekuivalenti me lekë në dorë. Kontratën e datës 14 shkurt 2009, lidhur midis shoqërisë “Pelivani” sh.p.k. dhe shoqërisë ASK sh.p.k, i pandehuri Namik Pelivani, në mënyrë të njëanshme, me pretekstin se shoqëria ASK sh.p.k. nuk mund të vazhdonte, pasi nuk plotësonte kriteret dhe kërkesat e parashikuara në këtë kontratë, i mungonin mjetet financiare etj.

“Duke përdorur firmën ASK sh.p.k., e cila me anë të lidhjes së kontratave të porosisë me banorët që kishin ndërtuar banesa pa leje, realizon prishjen e banesave dhe kthimin e truallit në shesh ndërtimi, i pandehuri shmangu pengesën e tij për të realizuar qëllimin, lirimin e truallit dhe kthimin e tij në shesh ndërtimi”, pretendonte prokuroria. Sapo firma ASK sh.p.k. realizon shembjen e banesave, ai në mënyrë të njëanshme dhe të pajustifikuar prish marrëveshjen me këtë firmë dhe nuk njeh kontratat e lidhura prej saj me banorët duke ndërprerë pagimin e qirasë së banesave ku ata ishin strehuar. Me miratimin e sheshit të ndërtimit përjashtohen banorët që shemben banesat nga procesi i legalizimit dhe i pandehuri, pasi ka lidhur më parë marrëveshje me pronarët e truallit, fillon ndërtimin e pallateve shumëkatëshe të banimit, apartamentet e të cilit i shet (tjetërson) te të tretët dhe jo banorëve që u shemben ndërtesat.

Artan Sherifi, 45 vjeçari me banim në Tiranë, ra ne pranga pasi për të, Gjykata e Tiranës me vendimin e datës 15.11.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.

pallate nderime

Ky biznesmen ndertimi, sipas Prokurorisë, akuzohet se ka mashtruar dhjetëra qytetarë duke ua shitur të njëjtin apartament disa personave të ndryshëm, apo duke i vënë apartamentet e shituara si garanci për kredi bankare të pashlyera.

DOSJA 

Artan Sherifi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “2-AL” sh.p.k, nga hetimet ka rezultuar se ka mashtruar të paktën 22 persona, të cilët kanë paguar paratë për blerje apartament tek pallatet e ndërtuar nga kompania e tij dhe nuk kanë mundur të marrin as apartamentet, pasi ato u janë shitur edhe personave të tjerë që kanë hyrë në këto apartamente.

Po ashtu, personat e mashtruar nga 45-vjecari nuk kanë marrë as paratë që kanë paguar. Hetimi ka arritur në përfundimin se i pandehuri ka mashtruar personat, duke u marrë në total shumat prej: 1.372.595 euro,  66.104 USD dhe 9.540.000 lekë.

Rasti më flagrant është ai i denoncuar nga një qytetar, i cili i kishte lënë në përdorim Artan Sherifit një automjet tip “Cadillac Escalete” me targa AA xxxx H, i cili është vënë si koleteral nga Sherifi për një kredi për të cilën ai ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Në shkëmbim ai kishte marrë premtimin se do të merrte një apartament në rrugën “Todi Shkurti”. Në përfundim, denoncuesi nuk ka marrë as apartamentin dhe as makinën.

Rapush dhe Vjollca Hoxholli:

Rasti më i fundit i mashtrimit të çiftit Hoxholli është shënuar në qytetin e Shkodrës, ku me premtimin e ndërtimit të një pallati shumëkatësh kanë mashtruar disa qytetarë, të cilët në fund e kanë parë zgjidhjen tek denoncimi pranë autoriteteve të drejtësisë.

Ndonëse çifti Hoxholli u arrestua, gjykata e Shkodrës vendosi t’i lirojë për shkak të moshës së thyer. Por 75-vjeçari Rrapush Hoxholli gjatë 15 viteve të fundit ka disa raste të mashtrimit të qytetarëve, si dhe disa procese penale ndaj tij dhe bashkëshortes.

Paralelisht me biznesin në fushën e ndërtimit, çifti Hoxholli ka patur edhe disa dosje penale për aktivitetin që kryejnë. Në vitin 2004, Rr.Hoxholli është dënuar me 3 muaj burg me kusht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Në vitin 2012 sërish Rrapush Hoxholli është dënuar me 500 mijë lekë gjobë për vetëgjyqesi dhe shkatërrim pronës. Në vitin 2016 bashkëshortja e tij Vjollca Hoxholli akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda por shpallet e pafajshme dhe së fundmi përveç dosjes në Shkodër ndaj çiftit Hoxholli ka një tjetër procedim penale në prokurorinë e Tiranës sërish për akuzën e mashtrimit.

Dritan Llanaj, prej tij qytetarja donte të vriste veten:

Dritan llanaj eshte pronari i nje firme ndertimi ne Tirane, Mesapliku 05 shpk.

Arrestimi i tij eshte bere nga Krimi  Ekonomik i Policise se Tiranes nen akuzat “falsifikim dokumentash, ndertim i paligjshem dhe mashtrim me pasoja te renda.

Çfarë ndodhi në 2017:

Një grua ka kërkuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në ndërtim në zonën e Tiranës së re. Ajo quhet Enkelejda Ahmetaj.Mësohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt mes saj, si pronare e tokës dhe ndërtuesit të pallatit, që duket ka shkelur kontratën dhe i ka dalë nga fjala asaj dhe familjes së saj.

Në vendin e ngjarjes mbërrit uniformat blu dhe zjarrfikësit, që  pas 1 ore negociatash, arritën ta zbrisnin gruan nga pallati.

PSE NDODHI KONFLIKTI

Vëllai I Enkeleda Ahmetajt, Ardi Ahmetaj u shpreh  se ndërtuesi u mori truallin në bazë të një marrëveshje se do t’u kthente 37%, por pasi ndërtoi kompleksin nuk u dha asgjë. Ai ka pretenduar se prona i përket disa personave të tjerë, pasi ndërtoi kompleksin, por Ardi Ahmetaj shprehet se i kanë fituar gjyqet për të drejtën e pronës, ndërsa i kanë depozituar edhe në prokurori, por nuk është marrë asnjë masë ndaj ndërtuesit.

Administratori i firmës ‘Mesaplik 05 shpk’ është Dritan Llanaj, ndërsa të gjitha apartamentet sipas banorëve që pretendojnë se kanë pronësinë e truallit janë shituar të gjitha dhe se gjithcka është e falsifikuar.

AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miqësitë e NGUSHTA që u kthyhen në ARMIQËSI/ Kush janë VIP-at shqiptarë që u "DIVORCUAN" (FOTO)
Previous article Gianluca Curci: Karius e kanë bërë portier me zor, nuk të ecën gjithmonë fati

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT