Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjte një seri vendimesh ku bien në sy dy prej tyre. I pari lidhet me autorizimin e Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjise për të vijojë me financimin e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë/Bashkia Tiranë, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”.
Bëhet fjalë për koncesionin e dhënë në gusht 2017 kur ish-Ministria e Mjedisit shpalli kompaninë fituese një kompani me zyra në Amsterdam të Hollandës.
Ministria e Mjedisit që ishte edhe autoriteti kontraktor për këtë procedurë koncesioni njoftoi se Integrated Energy B.V ofroi 128 milionë euro duke u shpallur edhe oferta e vlefshme në këtë procedurë. Kjo kompani ishte vetmja në garë që paraqiti një ofertë.
Procedura e koncesionit u shpall pak para zgjedhjeve 2017 ndërkohë që ofertat u paraqitën në datë 12 qershor 2017 dhe përgjatë disa muajve u morën në analizë dokumentat tekniko-ligjorë të kompanisë.
Vendimi i dytë i miratuar në qeveri lidhet me miratimin e marrveshjes së ndryshuar me gazjellësin TAP e cila synon që t’i sjellë më shumë përfitime palës shqiptare, një marrveshje e diksutuar gjatë dhe që synonte vendosjen e Shqiëprisë në një trajtim të barabrtë sikurse vendet e tjera ku kalon gazjellësi.
Vendimi për inceneratorin
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDEVE BUXHETORE TË VITIT 2018 PËR FINANCIMIN E ORGANEVE TË QEVERISJES VENDORE PËR PËRMBUSHJEN E DETYRIMEVE QË RRJEDHIN NGA KONTRATA KONCESIONARE NR.6021 REP., NR.2894 KOL., DATË 31.8.2017, “PËR NDËRTIM LANDFILLI, INCENERATORI DHE REHABILITIM I VENDDEPOZITIMEVE EKZISTUESE NË TIRANË DHE PRODHIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE, ZONA E TRAJTIMIT TË MBETJEVE TIRANË (ZTMT)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.107/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, dhe të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D OS I:
Përdorimin e fondeve buxhetore të vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, në programin e menaxhimit të mbetjeve urbane, për financimin e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë/Bashkia Tiranë, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare nr.6021 rep., nr.2894 kol., datë 31.8.2017, “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në rolin e autoritetit kontraktues, dhe njësitë e qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë/Bashkia Tiranë, për përdorimin e financimit në përmbushje të detyrimeve kontraktore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, të bashkërendojnë për kryerjen e pagesave ndaj koncesionarit, sipas skeduleve të pagesave që rrjedhin nga kontrata koncesionare.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njësitë e qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi për TAP
V E N D I M
PËRMIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË NDRYSHIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DUKE VEPRUAR NËPËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE, DHE TRANS ADRIATIC PIPELINE AG, LIDHUR ME MARRËVESHJEN ME QEVERINË E VENDIT PRITËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së ndryshimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline Ag, lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.