• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Thellohet SKANDALI I AZILANTEVE në Gjermani/ 18 mijë pranime do të verifikohen sërish
Home
Sociale

Thellohet SKANDALI I AZILANTEVE në Gjermani/ 18 mijë pranime do të verifikohen sërish

31 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Thellohet skandali me aprovimet e kërkesave për azil të aprovuara në mënyrë të jashtëligjshme nga Zyra Federale për Refugjatët dhe Emigrantët në Gjermani. Ministria e Brendshme në këtë vend do të rishikojë 18 mijë aplikimet e pranuara nga Zyra Rajonale e Bremenit. Drejtuesit e saj janë vënë në qendër të skandalit të madh, pasi muajin e kaluar u konstatuan parregullsi në të paktën 1 200 kërkesa të pranuara për azil, njofton klan.tv.

Bëhet fjalë për aplikime të bëra nga azilkërkues që hynë në Gjermani me valët masive të refugjatëve dhe emigrantëve të viteve 2013-2016. Ekspertët e Ministrisë së Brendshme gjermane dyshojnë se në skandal janë përfshirë 70 punonjës të zyrës së Bremenit.

Në këmbim të ryshfetit, ata mësohet se kanë manipuluar të dhënat e azilkërkuesve që nuk i plotësonin kushtet. Shumë azilkërkues nga vende që konsiderohen të sigurta janë paraqitur si sirianë me dokumente të falsifikuar, për të përfituar strehim në Gjermani.

Mbi 80 mijë aplikime janë ende në shqyrtim. Skandali çoi në dorëheqjen e drejtueses së zyrës së Bremenit. Ndërsa Ministri i Brendshëm Horst Zehofer, kundërshtar i hershëm i politikës së dyerve të hapura për refugjatët të aleates së tij politike, kancelares Merkel, tha se do i shkojë deri në fund zbulimit të abuzimeve me statuset e azilantëve në të gjithë Gjermaninë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lajm i rëndësishëm për Perunë/ Rikthet kapiteni i dënuar për përdorim kokaine
Previous article “Duan të na vrasin me kësi lloj këllirash”, çfarë denoncon këngëtari i njohur shqiptar (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës Aktualitet

PROTESTA/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

SKEMA KRIMINALE E FALSIFIKIMIT DHE TJETËRSIMIT TË PRONAVE/ “Rrumi” dhe 7 të tjerë dërgohen për gjykim, sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 16 milionë euro Aktualitet

SKEMA KRIMINALE E FALSIFIKIMIT DHE TJETËRSIMIT TË PRONAVE/ “Rrumi” dhe 7 të tjerë dërgohen për gjykim, sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 16 milionë euro

SFIDAT, ARRITJET DHE PROBLEMATIKAT/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë prezanton raportin mbi veprimtarinë para komisionit të Ligjeve Aktualitet

SFIDAT, ARRITJET DHE PROBLEMATIKAT/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë prezanton raportin mbi veprimtarinë para komisionit të Ligjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT