• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMENT/ Koalicioni i djathtë në Austri rrezik për Evropën
Home
Europë

KOMENT/ Koalicioni i djathtë në Austri rrezik për Evropën

17 October, 2017 Redaktor1 Europë, Politikë

Sebastian Kurz nuk ka vendosur ende, por një koalicion i djathtë në Austri do të sjellë me vete një valë nacionalizimi dhe vështirësi për BE-në, mendon Bernd Riegert.

Ish-Ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, një evropian i zgjuar, ka frikë se Austria do të  “orbanizohet”. Schwarzenbergu mendon se krijimi i një koalicioni të djathtë do të sjellë me vete një valë nacionalizimi në Austri, gjë që si në Hungarinë e drejtuar prej kryeministrit Victor Orban, mund të çojë në një ristrukturim të plotë të shtetit. Nëse Sebastian Kurz, i ri, por plotësisht i vetëdijshëm për pushtetin, do të krijojë koalicion me partinë populiste të djathtë FPÖ të Heinz-Christian Strache, politika e migracionit, siguria e brendshme, por edhe çështje strukturore do të marrin një drejtim të ri, ndonjëherë të dyshimtë.

Kurz dhe Strache janë të të njëjtit mendim se azilkërkuesit dhe emigrantët ilegalë mund të ndalen vetëm nëse mbyllen kufijtë. Më tepër dëbime dhe ekstradime, kampe për emigrantët në Afrikë apo në ishuj të pabanuar: Këto janë disa nga argumentet që përdori Kurz-i për të bindur zgjedhësit.

Edhe pse shumica e të huajve në Austri janë nga vendet e BE-së frika në Austri është e madhe. Edhe aty sikurse në Gjermaninë Lindore populistët e djathtë fituan më tepër vota në zonat ku ka më pak të huaj.

Populistët e djathtë në Evropë të gëzuar

Madje edhe socialdemokratët filluan nga fundi i fushatës që të përdornin ide të tilla, por ndoshta me vonesë. Sebastian Kurz dhe Heinz-Christian Strache duan të lejojnë më tepër referendume në Austri, p.sh. për anëtarësinë në eurozonë dhe në BE. Prania e populistëve të djathtë në qeverinë austriake do ta forconte pa nevojë frontin e tyre në Evropë, nga Finlanda, në Hungari, Greqi dhe Itali. Miqtë më të ngushtë të Heinz-Christian Straches janë nacionalistët francezë dhe qeveria ruse.  Dhe Sebastian Kurz duket se nuk ka frikë nga këto dhe mendon se me Heinz-Christian Strachen do ta ketë më të lehtë koalicionin se sa me socialdemokratët.

Evropa do ta ketë të vështirë me Kurzin si kancelar

Partnerët në BE, sidomos kancelarja Angela Merkel, do të ndeshin në vështirësi me kolegun e tyre të ri. Ky mendohet se do të ndjekë në të ardhmen një kurs nacionalist dhe do të bashkohet me grupin e Vishegradit, Poloninë, Çekinë, Hungarinë dhe Slovakinë. Ky grup, opozita jozyrtare ndaj Brukselit, që e ndjen veten nën tutelën e Gjermanisë, do të forcohet. Pra pritet ndoshta që nën presionin e Austrisë qëndrimi qortues i BE-s ndaj praktikave jodemokratike në Poloni ose Hungari të bëhet më i vështirë. Po ashtu pritet të ketë edhe korrigjime në qëndrimin ndaj Rusisë. Austria është tepër e interesuar për biznese me Rusinë, edhe në sektorin e energjisë, dhe pritet të angazhohet për heqjen e sanksioneve.

Një koalicion mes konservatorëve dhe populistëve të djathtë do të ishte një eksperiment fatal për Austrinë. Justifikimet se populistët e djathtë kanë qenë në koalicione të mëparshme me socialdemokratët apo liberalët nuk vlejnë. Sepse tani  Heinz-Christian Strache dhe partia e tij ndjekin një kurs të fortë izolues. A vlen më parulla e dikurshme  “Tu Felix Austria” që ishte pjesë e vulës së perandorëve të mëparshëm? Le të shpresojmë se Sebastian Kurz do të marrë vendmin e duhur dhe do të hyjë në koalicion me socialdemokratët.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Blake Lively me veshjen me të shtrenjtë në New York (Foto)
Previous article Diabeti tek fëmijët/ Si duhet ta trajtojmë dhe ta parandalojmë

Redaktor1

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT