Nis seanca e Komisionit të Posaçëm të Apelimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas ndërprerjes mbasi u mor prokura e përkthyer nga turqishtja nga trupa gjykuese.
KPA vendosi se avokati Sokol Hazizaj mund të përfaqësoj ish kryeprokurorin Adriatik Llalla në të gjitha proceset ndaj tij.
Prokura e sjellë në gjuhën shqipe nga turqishtja u konsiderua e vlefshme nga trupa Gjykuese në seancën e sotme të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.
“Jemi para një akti zyrtar në paraqitjen formale të hartuar në shtetin turk. Kemi aktin të hartuar në gjuhën turke, është përkthyer dhe në gjuhën shqip. Akti është i pajisur edhe me vulën apostile sipas konventës së Hagës. Përmbajtja po e lexoj përkthimin në shqip
Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, të cilit i jap të gjitha të drejtat që parashikon ligji për të më mbrojtur në mungesën time para çdo institucioni publik. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën se në Kolegjin e Apelimit do të gjykohet në seancë gjyqësore publike për ankimimin që komisionieri publik ka bërë për subjektin e rivlerësimit Adriatik Llalla. Në kushtet kur e kam të pamundur të paraqitem, autorizoj si përfaqësues të posaçëm ligjor avokatin Sokol Hazizaj për të më përfaqësuar. Të gjitha veprimet e kryera nga avokati i cilësoj të vlefshme e të mirëqena”, deklaroi Çomo.
“Trupi gjykues arriti në konkluzionin se avokati Sokol Hazizaj i ka tagrat e përfaqësimit për të vazhduar rivlerësimin dhe në mungesë të Llallës. Ndaj e deklaroj shqyrtimin të hapur”, tha gjyqtari Çomo.
Trupa gjykuese përbehet nga pesë gjyqtarë mes të cilëve dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, Sokol Como, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa relator i çështjes është caktuar me short gjyqtari, Luan Daci.
Seanca do të zhvillohet pa praninë e mediave.
Përgatiti: AlpeNews.al


