Policia italiane është hasur me një rast të bulizmit, por ndryshe nga rastet kur fenomeni mbetet në trajtat e kërcënimit psikologjik, në rastin në fjalë situata ka degraduar në nivele më të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në Reggio Emilia dhe policia është detyruar të arrestojë 3 adoleshentë, një shqiptar, një nigerian e një italian. Grupi i gangsterëve ndalonte njerëz në rrugë dhe i kërkonte paratë, celularët apo gjithçka të vlefshme e që mund të shitej. Ashtu ka ndodhur me një moshatar të të rinjve. Shqiptari me “grupin” kanë ndaluar një adoleshent dhe i kanë kërkuar “gjithçka”.
Djalin e kanë vjedhur, por fill pas ngjarjes ai ka lajmëruar policinë e cila më tutje ka arritur të kapë adoleshentët.


