• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË SHQIPËRI RREZIKOHEM”/ Zbardhen DETAJE: Ku u strehua “BABALJA” pas ndalimit në Kosovë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NË SHQIPËRI RREZIKOHEM”/ Zbardhen DETAJE: Ku u strehua “BABALJA” pas ndalimit në Kosovë…

30 May, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Albert Veliu, që ndryshe njihet si “Dëshmitari X”, i cili u ndalua të dielën nga Policia e Kosovës, ka kërkuar azil në Prishtinë, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ministria e Brendshme e Kosovës i ka kërkuar informacion Ministrisë së Brendshme në Shqipëri për kërkesën e paraqitur nga Veliu.

Ndërsa mësohet se Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë është duke shqyrtuar kërkesën për azil të Albert Veliut. Pasi kjo kërkesë të shqyrtohet, përgjigjja nëse do pranohet apo jo merret brenda 6 muajve nga momenti i depozitimit.

Sipas ligjeve në Kosovë, do të shqyrtohet nëse kërkesa e “Dëshmitarit X” është në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për azilin në Republikën e Kosovës. “Republika e Kosovës mund t’u japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë”, parashikohet në këtë ligj.

NDALIMI

Albert Veliu u ndalua të dielën në afërsi të Prishtinës bashkë me të birin dhe sipas burimeve nga Policia vendëse, dyshohet për kalim të paligjshëm kufiri. “Dëshmitari X”, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet, u bë i njohur nga audio-përgjimi i pretenduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm.

Policia e Shtetit tha se ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga Policia e Kosovës, megjithatë nga të dhënat paraprake dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin. Fillimisht lajmi u bë i ditur nga mediat kosovare dhe më pas u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi arsyet e ndalimit.

Veliu dhe djali i tij mësohet se janë ndaluar ditën e diel dhe dyshohet se kanë kaluar në territorin e Kosovës nga kufiri i gjelbër. Kjo, pasi nga verifikimet e kryera në sistemin e Policisë Kufitare, nuk ka rezultuar që ai të jetë regjistruar në momentin e kalimit.

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme tha të hënën se për Albert Veliun nuk ka asnjë urdhër ndalimi dhe as urdhër për ekzekutimin e ndonjë vendimi Gjykate. Ndërsa konfirmoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet për “trafikim narkotikësh”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 nuancat më “trendy” të buzëkuqëve të 2018-s sipas të famshmeve shqiptare (FOTO)
Previous article E RËNDË NË DURRËS/ Vetëhelmohet 16-vjeçarja, familjarët e tmerruar e dërgojnë...

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT