• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAT E PRERA PREJ PRONAVE/ Kush janë kryebashkiakët e AKUZUAR. Nga Shkodra në Sarandë… (DETAJET)
Home
Ekskluzive

KOKAT E PRERA PREJ PRONAVE/ Kush janë kryebashkiakët e AKUZUAR. Nga Shkodra në Sarandë… (DETAJET)

30 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Kryetarët e bashkive të Shqipërisë zotërojnë pasuri të shumta, duke u bërë pjesë e asaj shtrese të zyrtarëve që mund t’i quash të pasur.
E megjithatë, jo gjithnjë u ecën “mbarë”, siç është edhe rasti i kryetarëve të bashkive në qytetet bregdetare, veçanërisht. Duket se pronat, tjetërsimi i tyre, janë disa nga arsyet kryesore se pse këta kryebashkiakë kanë humbur detyrën dhe lirinë…

Nga Fran Frrokaj tek Shpëtim Gjika:

Fran Frrokaj, i zgjedhur që nga viti 2015 si kryebashkiak i Lezhës akuzohet për tjetersim të pronave. Bashkë me të është ndaluar edhe nënkryetari dhe dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës.

Hetimet ndaj tyre kishin muaj që vazhdonin. Ato janë drejtuar nga sektori i antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Tjetërsim toke, mbivendosje, dhe dhënie plazhesh e prona shteti në emër të personave të ndryshëm, janë disa prej çështjeve ndaj Frrokaj dhe 24 zyrtarëve të bashkisë së Lezhës.


Kryebashkiaku i Belshit:

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Belshit, pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

Arif Tafani ishte Kryetari i Bashkisë Belsh i cili e fitoi mandatin në vitin 2015.

Nga auditimi i KLSH, ka rezultuar se kryebashkiaku Arif Tafani ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh nga tenderat.

Sipas KLSH, gjatë auditimit janë konstatuar shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investime etj

Ndërkohë, bashkë me kryebashkiakun janë kallëzuar edhe drjetori i Bujqësisë, përgjegjësi i Urbanistikës, juristja, dy kolaudatorë dhe një mbikëqyrës i punimeve.

Kryebashkiakja e Sarandës:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. IKMT e akuzon kryebashkiaken e PS për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’.

Floriana Koka qëndron në krye të Bashkisë Sarandë prej vitit 2015 ku u mandatua për herë të parë.

Së bashku me Kokën, janë kallëzuar penalisht edhe ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, dhe ish-shefi i Urbanistikës, Panajot Gunari.

Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës:
Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, u akuzuan bashkë me 9 persona të tjerë për tjetërsimin e 56 hektarëve bregdet në zonën e Spillesë.
Nuredini eshte perfaqesuesi i PDIU, dhe doli fitues ne zgjedhjet e vitit 2015.

Akuza e prokurorisë

Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë për veprën penae neni 248 KP “Shpërdorimi i detyrës”, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni  233 i K. Pr. Penale dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni  234 i K. Pr. Penale.

Shpëtim Gjika, kryetari i bashkisë Vlorë është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje, në lidhje me objektin 11-katësh në qendër të Vlorës që asokohe ishte akoma në ndërtim. 

Në procesin e parë, Gjika u akuzua për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”. Por herën e dytë i rendoi edhe një akuzë më shumë, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ish kryebashkiaku i Rrogozhinës:

Ish-Kryebashkiaku i Rrogozhinës Ndriçim Dushku, është kallëzuar në Prokurori nga KLSH për një dëm ekonomik 24.5 milionë lekë dhe tjetërsim të paligjshëm të pronës shtetërore për sipërfaqen prej 27.6 ha.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Bashkinë Rrogozhinë për periudhën 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2017.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e dhënies me qira të tokave shtetërore të pandara për 16 raste me sipërfaqe 27.6 ha si dhe në 1 rast, lidhur me procedurat e zbatimit të investimit publik.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazetari RUS i raportuar si i vrarë në Ukrainë, është gjallë. Pse u inskenua ngjarja e bujshme
Previous article Ilir Shaqiri flet hapur: Personazhi i preferuar nga fituesit e ''Dancing with the stars'' është…

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

SITUATË ALARMANTE NË PRISKË/ Ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës Aktualitet

SITUATË ALARMANTE NË PRISKË/ Ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT