• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”/ Kush është Kryetarja e Bashkisë Sarandë që jepte leje ndërtimi në favor të…
Home
Breaking News

“Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”/ Kush është Kryetarja e Bashkisë Sarandë që jepte leje ndërtimi në favor të…

30 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. IKMT e akuzon kryebashkiaken e PS për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’.

Floriana Koka qëndron në krye të Bashkisë Sarandë prej vitit 2015 ku u mandatua për herë të parë.

Së bashku me Kokën, janë kallëzuar penalisht edhe ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, dhe ish-shefi i Urbanistikës, Panajot Gunari.

Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës.

Njoftimi i IKMT

Foriana Koka është kallëzuar për të njëjtën vepër penale edhe një vit më parë.

Demi prej 1 milionë dollarë qe i është shkaktuar shtetit ka bere qe KLSH te dërgoje për ndjekje penale kryetaren e bashkisë Sarandë, Floriana Koka, ish-drejtorin e shërbimeve publike dhe 3 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Në një deklaratë, KLSH bëri me dije se zyrtarët kanë kryer shkelje me tenderat, buxhetin, apo edhe me likuidimin e pagesave për punë të pakryera. Koka pagoi firmën vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. Sipas KLSH, kreu i bashkisë se Sarandës është përgjegjëse për pagesa dhe investime të pakryera, investimet e përmendura i takojnë 2 objekteve të prokurimit, “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit deri në rezervuarin e qytetit” dhe “përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga hotel Butrinti deri tek kanali i Çukës.

AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA VËMENDJE/ Armina tregon SEKRETIN e saj më të madh për të patur një...(FOTO)
Previous article SPECIALE/ Kosova “hirushja” e futbollit europian: Një realitet ku sporti është "reklama" më e bukur e vendit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT