Identifikohet autori i tmerrit ne Belgjike, qe dje vrau dy oficere femra dhe nje mesues 22 vjecar, nderkohe qe mori peng nje grua, sanitare ne nje shkolle te mesme ne qytetin belg të Liezit.
Mediat e huaja kane transmetuar momentin kur forcat speciale belge e lane te vdekur ate, pasi kreu tre vrasje brutale.
Hetimet kane treguar se autori, 36-vjeçar Benjamin Herman sapo ishte lene nga nje burg i afert aty.
Ai iu sul policeve femra, qe u identifikuan si Lucile Garcia, 45 vjeç dhe Soraya Belkacemi, 53 vjeç dhe mesuesi 22 vjeçari Cyril Vangriecken.
Një ligjvënës zbuloi se Herman ishte në një listë mbikëqyrëse të policisë anti-terroriste pasi u radikalizua në burg.
Merr peng një grua, autori vret dy policë dhe kalimtarin. Detajet e para
Neutralizohet autori i ngjarjes se rende ne Belgjike. Një burrë mori peng nje grua dhe gjate nderhyrjes se policise, teksa raportohet se therriti “Allahu Akbar” ka nisur te shtenat duke vrare dy oficerë të policisë dhe nje kalimtar në qytetin belg të Liezit, njoftojne mediat belge.
Policia i tha BBC se sulmuesi ishte “neutralizuar” dhe se situata tani është nën kontroll.
Nga hetimet e para rezulton se dy policët ende te paidentifikuar janë vrarë jashte ambienteve te nje shkolle ne pjesen lindore te Belgjikes.
Autori hapi zjarr ndaj punonjësve të policisë në qytetin e Liezhit, rreth orës 10.30 në orën lokale dhe mori peng një grua brenda shkollës, qe thuhet se ishte sanitarja.
Një polic i tretë dhe një civil thuhet gjithashtu u plagosën gjatë shkëmbimit te zjarrit pranë L’athénée Léonie de Waha, një shkollë e mesme.
Faqja e internetit lokale të lajmeve DHnet.be raportoi se autori kishte bërtitur ‘Allahu Akbar’ kur nisi te shtenat, thone burime policore. Rrëmbyesi u neutralizua në orën 11 të mëngjesit.








