Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se Ambasada Amerikane në Tiranë shantazhoi deputetët shqiptarë me mesazhin dërguar çdo njërit prej tyre për të votuar reformën në drejtësi.
“Kush nuk voton reformën përballet me pasoja”, thuhej në një pjesë të SMS që i shkoi në telefon çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, dërguar nga Ambasada e SHBA në vitin 2016.
Por Manjani tha nw emisionin “Opinion” se pjesa që aty s’thuhej por përbënte shantazhin, ishte kërcënimi që Ambasada Amerikane i bëri deputetëve duke u thënë se do iu “nxjerrë numrat e llogarive bankare të pasurive që kanë jashtë shtetit”.
Me kete deklarate Manjani ka nxjerre “zbuluar” PD dhe LSI, te dyja keto parti njera ne opozite dhe tjetra kercenonte Ramen me rrezim qeverie, ishin publikisht kunder Reformes ne Drejtesi.
Referuar deklarates se Manjanit, rezulton se kercenimi i ambasades se SHBA ka qene pikerisht per deputetet dhe ministrat e PD dhe te LSI.
Pasi deputetet e PS dhe Edi Rama ishin deklaruar publiklisht pro, pa asnje kusht per voten pro ndaj Reformes ne Drejtesi.


