Standardi i cilësisë së ujit të Bashkimit Evropian ka publikuar raportin për cilësinë e uijt në plazhet e Europës, përfshi Zvicrën dhe Shqipërinë.
Vendet me cilësi të ulët të ujit mbeten pothuajse të njëjta si vitin e kaluar, ndërsa ajo që bie në sy nga monitorimi është rënia e cilësisë në plazhet e vendit tonë nga 1.5% në 2016 në 1.4% në 2017.
Velipoja e Shëngjini rezultojnë me cilësi tepër të mirë të ujit në plazhe.
Gjiri i Lalzit: Nga monitorimi ka rezultuar cilësi e mirë e ujit.
Durrësi ka disa zona me cilësi të mirë të ujit, kryesisht në Golem. Pjesë të ndotura janë te Shkëmbi i Kavajës, Karpen por edhe disa pika në qytet siç dallohet në hartën më poshtë, raporton newsbomb.al.
Plazhi i Spillesë ka rezultuar me cilësi tepër të mirë uji.
Plazhi në Darzezë ka rezultuar me cilësi të keqe të ujit.
Vlora: Me përjashtim të tre pikave me kualitet të ulët të ujit brenda në qytet dhe në pjesën ku nis Uji i Ftohtë, zonat e tjera deri në Orikum kanë rezultuar me cilësi tepër të mirë të ujit.
Himara dhe fshatrat e tjera të bregdetit të Jugut kanë cilësi tepër të mirë të ujit.
Edhe në Sarandë e Ksamil cilësia e ujit është tepër e mirë me përjashtim të zonës te Plazhi i Vjetër brenda në qytet dhe në grykëderdhjen e kanalit të Çukës


