• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Njihuni me fëmijën shqiptar që vuri në siklet Presidentin italian me pyetjen e tij: A nënshkruani ju… (VIDEO)
Home
Sociale

Njihuni me fëmijën shqiptar që vuri në siklet Presidentin italian me pyetjen e tij: A nënshkruani ju… (VIDEO)

29 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mediat italiane kanë publikuar një video interesante gjatë një takimi që Presidenca ka zhvilluar me disa nxënës të shkollave të mesme.

Të gjithë patën mundësi t’i bënin pyetje Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pyetja e djalit shqiptar të quajtur Fabio Sinani.

“Gjatë punës tuaj të përditshme, a duhet të nënshkruani ligje me të cilat ju nuk jeni dakord dhe si silleni në këto raste?” – ishte pyetja e fëmijës shqiptar.

Presidenti e pranoi se ishte një pyetje interesante ndërsa i dha këtë përgjigje.

“Kur kam ndonjë masë, ndonjë ligj të Parlamentit, ose një dekret të qeverisë, unë edhe nëse nuk pajtohem plotësisht me të, kam për detyrë ta nënshkruaj, edhe nëse mendoj ndryshe.

Unë duhet të heq dorë nga bindjet e mia personale, sepse unë duhet të respektoj atë që thotë Kushtetuta: Zgjedhja e ligjeve i takon Parlamentit. Dhe në qoftë se nuk e nënshkruaj dal kundër Kushtetutës.

Por ka një rast në të cilin mundem të mos nënshkruaj: kur ligjet ose aktet administrative kundërshtojnë qartë Kushtetutën.

Por në të gjitha rastet e tjera, idetë dhe qëndrimet e mia nuk llogariten. Dhe unë kam detyrimin për të nënshkruar, pasi nëse të gjithë mendonin se idetë e tyre personale mbizotërojnë mbi rregullat e diktuara nga Kushtetuta. Republika nuk do të funksiononte më” – tha presidenti italian.

Takimi është zhvilluar në nëntor të 2017-ës, por mediat e kanë risjellë për shkak të situatës politike aty pasi Presidenti nuk pranoi të mandatonte qeverinë e partive “Lëvizja 5 yjet” dhe “Lega Nord” duke e konsideruar atë si anti-europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqipëria katastrofë, Zhegrova shënon golin e tretë
Previous article Kosova bënë zvendësimin e parë ndaj Shqipërisë. Ne loje Edon Zhegrova. Del Rashica

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT