Një 53-vjeçar nga Shqipëria ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me disa doza kokainë.
Ai ishte duke udhëtuar me një biçikletë në qendër të Colle Val d’Elsa, por teksa ka parë një patrullë policie, i nervozuar dhe i tensionuar ka devijuar rrugën.
Ka qenë ky i vetmi detaj, që ka bërë që karabinierët të dyshojnë, ku pas ndalimit dhe kontrollit që i kanë bërë, i kanë gjetur disa doza kokaine dhe 50 euro.
Emri nuk bëhet i ditur, por mediat italiane shkruajnë se shqiptari tashmë ndodhet në paraburgim ku po hetohet.


