Kostaq Marolli i drejtohet Bashkisë së Pogradecit dhe i thotë se do te vendosë një ashensor në shkalle, dhe kërkon informacion se me çfare dokumentash duhet të pajiset.
Pasi merr informacionin punonjësja e Bashkise formulon kërkesën dhe pas një jave Bashkia i kthen përgjigje se nuk ka nevojë për lejë ndërtimi. Zoti Marolli lidh kontratën me firmen e ashensorit kundrejt vlerës 6 mije euro, nga këto 5 milion e 400 mijë ia paguan menjehere firmes për të filluar punimet.
Por 2 ditë pasi filluan punimet IMT e Pogradecit i pezullon ato me pretendimin se nuk ka lejë për të vendosur ashensor dhe se fqinjet janë ankuar.
Kostaq Marolli: Unë kam një fëmijë paraplegjik, i përjetshëm. Ka dy vite e gjysmë që u bë kështu pas një aksidenti. Akutalisht ai lëviz vetëm me karrocë.
Gazetarja e BOOM iu drejtua Bashkisë së Pogradecit për të pyetur si është e mundur që nuk njihet një lejë që eshtë firmosur vetë nga Nenkryetari Bashkise.
Drejtoresha e Urbanistikës na sqaron se: 70 vjeçari duhet të aplikonte online për vendosjen e një ashensori sepse bashkia nuk jep leje te tilla. Kusht tjetër është dakordesia e 75 % të banorëve të pallatit për vendosjen e ashensorit në të kundërt ai nuk mund të instalohet.





