• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHET NE SHQIPERI/ A do jetë ADRIATIK LLALLA të enjten në procesin e vettingut ndaj tij në Kolegjin e Apelimit?
Home
Breaking News

RIKTHEHET NE SHQIPERI/ A do jetë ADRIATIK LLALLA të enjten në procesin e vettingut ndaj tij në Kolegjin e Apelimit?

29 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adriatik Llalla është rikthyer më 19 maj në Shqipëri, sëbashku me vajzën e tij Eni Llalla, nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Lajmi u konfimua pak ditë më parë, ndërkohë që në mediat e Tiranës ishin shtuar zërat për një “arratisje” të tij të mundshme për tiu shmangur drejtësisë në Shqipëri. Kjo do të thotë se Llalla do të jetë me shumë mundësi në Tiranë edhe më 31 maj, të enjten e kësaj jave, kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të mblidhet në një seancë të dytë për vettingun ndaj ish kreut të organit të akuzës. 

Alarmi për mungesën e tij edhe këtë radhë, siç ndodhi në seancën e parë, u dha kur u mësua se herën e fundit që kishte dalë nga Shqipëria, ish Kryeprokurori i Përgjithshëm nuk kishte lënë gjurmë në sistemin TIMS, ndoshta për arësye se mund të ketë kaluar në rrugë tokësore dhe nga aeroporti i ndonjë vendi fqinj mund të ketë udhëtuar drejt Bremenit në Gjermani aty ku dy fëmijët e tij studiojnë në International School of Bremen. Kjo shtoi spekullimet për një mungesë tjetër të tij në procesin administrativ.

Çfarë ndodhi 2 javë më parë?

Një pengesë proceduriale e detyroi Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të shtyjë seancën ku do të shqyrtohej ankimimi i bërë nga Komisioneri Publik për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, në mënyrë që ky i fundit t’i nënshtrohet Vetting-ut, pavarësisht se ka hequr dorë nga e drejta për të qenë gjyqtar.

Shkak është bërë mosqenia në dijeni e Llallës për seancën në ngarkim të tij. Të paktën këtë pretendoi avokati mbrojtës i ish-numrit një të akuzës. Mbrojtësi Sokol Hazizaj tha se nuk kishte komunikuar me klientin e tij për këtë seancë.

Por duke qenë se ai ka një prokurë nga Adriatik Llalla dhe kishte marrë informacione nga mediat vendosi të paraqitej vetë në seancë. Në këto kushte Kolegji vendosi të shtyjë seancën për në datën 31 Maj dhe kjo kohë do shërbejë që Adriatik Llalla të vihet në dijeni për këtë proces dhe avokati të plotësojë prokurën e përfaqësimit.

Ndërprerjen e Vetting-ut për ish-Kryeprokurorin e mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kërkon që subjekti t’i nënshtrohet Vetting-ut.

Seanca në KPA për Llallën vjen në një kohë kur prokuroria ka nisur një hetim për Adriatik Llallën, i akuzuar për shpërdorim detyre, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 golat më të bukur nga Jurgen Klopp (VIDEO)
Previous article Claudio Lotito: Kam refuzuar 110 milion euro për Sergej Milinkoviç-Savic

Redaktor1

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT