• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kroacia nuk ekstradon të dyshuarin për vrasjen e një pjesëtari të Hamasit
Home
Europë

Kroacia nuk ekstradon të dyshuarin për vrasjen e një pjesëtari të Hamasit

29 May, 2018 Sadik.Autor Europë, Nderkombetare

Allen Çamxhiç, i dyshuar për vrasje nga autoritetet e Tunizisë, u lirua nga një burg në Zagreb dhe iu dorëzua organeve të Bosnje dhe Hercegovinës, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë avokati i tij në Kroaci, Kreshmir Shkarica.

Çamxhiç, shtetas i Bosnjës, kërkohet nga Tunizia për përfshirjen e tij të dyshuar në vrasjen e një tuniziani, për të cilin grupi palestinez Hamas thotë se ka qenë pjesëtar i tij.

Çamxhiå e mohon çdo lidhje me vrasjen e Mohammed al-Zaëarit, inxhinier i hapësirës ajrore dhe ekspert i avionëve, i cili është qëlluar për vdekje në dhjetor të vitit 2016, pranë qytetit tunizian Sfaks.

Gjykata kroate tha se Tunizia nuk ka dhënë garanci se boshnjaku i arrestuar, nëse dorëzohet, nuk do të përballet me dënim të mundshëm me vdekje.

“Nuk ka dilemë se i dyshuari akuzohet për një nga krimet më të këqija, por kur ekziston rreziku i dënimit të mundshëm me vdekje, ekstradimi nuk mund të lejohet”, tha gjykata.

Javë më parë, Bosnja dhe Hercegovina po ashtu refuzoi ekstradimin e Elvir Sharacit, një i dyshuar tjetër për të njëjtin rast.

Autoritetet në Tunizi kanë thënë se kanë arrestuar dhjetë tunizianë, porse dy shtetas të Bosnjës që kanë ndihmuar në komplotimin e vrasjes, kanë ikur.

Hamasi ka fajësuar Izraelin dhe agjencinë e tij sekrete Mossad për vrasjen e al-Zaëarit

Hamasi i ka cilësuar Çamxhiçin dhe Sharacin si “spiunë të Izraelit”.

Çamxhiç ka shërbyer në polici gjatë luftës së Bosnjë, në vitet 1990, dhe është bërë ushtar profesionist pas konfliktit.

Mediat në Bosnje raportojnë se Çamxhiç, pas vitit 2000, ka qenë i angazhuar nga vendet e Perëndimt në Irak, për trajnimin e njësive ushtarake lokale.

Tunizia, më herët, ka konfirmuar se “elemente të huaja” kanë qenë të përfshira në vrasjen e al-Zaëarit.

Menjëherë pas vdekjes së tij, Hamasi ka thënë se ai ka qenë ekspert i dronëve dhe se ka qenë pjesëtar i kësaj organizate për dhjetë vjet, përpara se të vritej nga “tradhtia zioniste”.

Izraeli nuk u është përgjigjur akuzave se qëndron prapa vrasjes.

Izraeli ka luftuar disa luftëra me Hamasin, i cili sundon Rripin e Gazës, dhe ka vrarë disa anëtarë të lëvizjes islamike në të kaluarën.

Në nëntor të 2017-ës, familja e al-Zaëarit ka dënuar, siç ka thënë, heshtjen e autoriteteve dhe u ka bërë thirrje atyre të ofrojnë më shumë detaje në lidhje me hetimet.

Muajin e kaluar, Izraeli po ashtu është akuzuar për vrasjen në Malajzi të Fadi al-Batsh, një shkencëtar i Hamasit, i cili thuhet se ka qenë ekspert i raketave.

Familja dhe miqtë e Batshit akuzuan agjencinë e spiunazhit Mossad për kryerjen e vrasjes në Kuala Lumpur, më 21 prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article De Laurentiis bllokon Sarrin: Askush nuk më ka telefonuar, ka një klauzolë
Previous article SHPERDORIM DETYRE/ Kush është Kryetari i Bashkisë Belsh, 800 MILIONE LEKE DEM me tenderat (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT