Mbi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin tashmë nuk ka asnjë mas sigurie. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila i dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sipas avokatit të tij, Haxhia shprehet se me Tahirin u bënë gabime në shkallët e më parshme të gjyqësorit: “Prandaj është sistemi me dy tre shkallë që të rregullojë gabimet që janë bërë nga shkalla e parë”.
Në deklaratën e dhënë për media avokati mbrojtës u shpreh se Gjykata e Shkallës së Parë mori një vendim të ndërmjetëm bazuar në kërkesën e organit të Akuzës e cila kërkonte arrest me burg mbi po të njëjtat materiale që kanë qenë prezente edhe në hetim.
Ç’ka do të thotë se gjykata e Shkallës së Parë i dha një mas sigurie pa prova të reja.
Tahiri është në pritje të vendimit nga Prokuroria e cila do të shfuqizojë masën ndaj tij duke e lënë të lirë dhe pa mas sigurie.
Hetimet do të vijojnë por Tahiri mund të lëvizë i lirë dhe për këtë nuk e ndalon më askush.
Sipas Kushtetutës, neni 237 për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” thuhet se:
- Me vendimin e arrestit në shtëpi, gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij ose nga një vend i caktuar ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë.
- Kur është e nevojshme, gjykata i vë kufizime ose ndalime të pandehurit për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me atë.
- Prokurori dhe policia gjyqësore kontrollojnë respektimin e urdhrave që i janë dhënë të pandehurit.
- Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin.
- Koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e dënimit.
Përgatiti: AlpeNews.al


