• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tatimet sqarojnë: Bizneset që veprojnë në fushën e turizmit nuk duhet të ndajnë aktivitete
Home
Sociale

Tatimet sqarojnë: Bizneset që veprojnë në fushën e turizmit nuk duhet të ndajnë aktivitete

29 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Tatimet kanë sqaruar nëpërmjet një njoftimi se njësitë e shërbimit në funksion të strukturës akomoduese dhe brenda njësive akomoduese nuk duhet të ndahen me NIPT të veçantë, duke u faturuar TVSH-në sipas shkallës që i takon. tatimet bejne kete sqarim duke qene se disa prej njesive akomoduese kane filluar qe te ndajne aktivitete si p.sh restoranti (brenda njesise akomoduese) nga njesia akomoduese.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të komunikimeve të mëparshme, dëshiron të sjellë në vëmendje se në zbatim të paragrafit 2, të nenit 11/1, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.953, datë 29.12.2014 “Për Dispozitat Zbatuese të Ligjit Nr.92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” i ndryshuar, përcaktohet se:

“Për qëllime të veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese, me qëllim aplikimin e shkallës së reduktuar të TVSH-së, personat e tatueshëm, të cilët, përveç veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese, kryejnë edhe veprimtari të tjera, regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si persona të tatueshëm më vete duke riorganizuar ose jo veprimtarinë e tyre ekonomike, siç përcaktohet në ligjin nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

Nisur nga kjo, Administrata Tatimore, në përmbushje të misionit të saj, si dhe mbështetur në parimet e administrimit tatimor të përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për një zbatim sa më efektiv të legjislacionit, nënvizon këto çështje që duhet të mbahen në konsideratë:

Në funksion të modaliteteve dhe kushteve të regjistrimit të personave të tatueshëm, që ushtrojnë veprimtari në fushën e strukturave akomoduese, bazuar në pikën 1 të nenit 11/1 të VKM nr.652, datë 10.11.2007 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, e cila përcakton që strukturat akomoduese ushtrojnë veprimtarinë sipas legjislacionit në fushën e turizmit, duhet t’i referohemi këtij të fundit për të sqaruar së pari se çfarë është një strukturë akomoduese.

Kështu, sipas neni 4 pika 33 e ligjit për turizimin, sqarohet koncepti i strukturës akomoduese, me të cilën kuptohet: “Struktura që vë në dispozicion të turistëve, vendas apo të huaj, individë ose të organizuar në grupe, për një periudhë kohe të pacaktuar, por jo më shumë se 1 vit, shërbimet e akomodimit (fjetje, ushqim, pije dhe shërbime të tjera), në përputhje me standardet e përcaktuara sipas klasifikimit dhe kategorizimit të saj”.

Pra, i rëndësishëm është fakti që njësitë e shërbimit të tipit: restorante, bare, salla konferencash, sallë fitnesi, pishina, park lojrash, apo shezlong në rastin e resorteve etj.. të jenë në shërbim të strukturave akomoduese dhe brenda njësive akomoduese apo kompleksit si një e tërë, duke faturuar TVSH-në sipas shkallës tatimore që u takon dhe duke zbatuar kushtet e përcaktuara dhe parashikimet në Ligjin Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzimin përkatës, në lidhje me procesin e regjistrimin.

Përsa i përket përcaktimit ligjor të parashikuar në paragrafin 2 të nenit 11/1 të Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.953, datë 29.12.2014 “Për Dispozitat Zbatuese të Ligjit Nr.92/2014, Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” i ndryshuar, se, për qëllime të veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese, me qëllim aplikimin e shkallës së reduktuar të TVSH-së, personat e tatueshëm, të cilët, përveç veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese, kryejnë edhe veprimtari të tjera, regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si persona të tatueshëm më vete, duke riorganizuar ose jo veprimtarinë e tyre ekonomike, siç përcaktohet në ligjin nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Sjellim në vëmendje se: Nëse personi i tatueshëm ushtron dhe veprimtari të tjera përveç asaj të strukturave akomoduese, duhet të regjistrohet si person i tatueshëm më vete.

Me veprimtari të tjera, kuptohet kur subjekti, përveç veprimtarisë në fushën e akomodimit, ushtron edhe aktivitete të tjera si psh ndërtim, tregti, energjetike etj. Në një rast të tillë ky tatimpagues duhet të ndajë më vete veprimtarinë ekonomike në fushën e akomodimit dhe hotelerisë me aktivitetin tjetër që ushtrohet jashtë veprimtarisë akomoduese apo që është jashtë terësisë së shërbimeve që i shërbejnë njësisë akomoduese sipas konceptit të fushës së turizmit, si më lart të shpjeguar.

Kjo, bëhet në mënyrë që të identifikohet qartë aktiviteti që ushtrohet në fushën e strukturave akomoduese dhe që përfiton nga shkalla tatimore 6 % TVSH me aktivitetin tjetër që ushtrohet me shkallë standarde të TVSH-së.

Duke iu referuar dispozitave ligjore të ligjit nr.9901 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, të gjithë subjektet që ushtrojnë një veprimtari ekonomike regjistrohen në regjistrin tregtar, në një nga format e parashikuara në këtë ligj dhe sipas mënyrës së parashikuar në ligjin 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, ndryshuar.
Sipas ligjit Nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqërite tregtare”, i ndryshuar, subjektet regjistrohen si:

– Tregtarë, të cilët janë persona fizik, sipas kuptimit të Kodit Civil dhe që ushtrojnë veprimtari ekonomike të pavarur
– Në formën e një shoqërie tregtare (kolektive, komandite, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri aksionere)

Me regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në një nga format e mësipërme, subjektet pajisen me numër identifikimi unik, të gjeneruar elektronikisht, i cili shërben si numër identifikimi tatimor i tyre për tatimet kombëtare dhe vendore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Doni të studioni te Ekonomiku? Zbardhen kuotat, këto janë kushtet që duhen plotësuar
Previous article Zbokthit nuk i bën derman giliotina

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT