• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BABALJA”/ Zbulohet ARSYEJA e ndalimit të Albert Veliut në Kosovë. Së bashku me të birin ai…
Home
Shqipëri

“BABALJA”/ Zbulohet ARSYEJA e ndalimit të Albert Veliut në Kosovë. Së bashku me të birin ai…

28 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Express ka mësuar arsyen e arrestimit të Albert Veliut, personit i cili kreu audio- përgjimin kundër vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe që u arrestua ditën e djeshme në zonën e Shtimjes, nga njësia e Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Express mëson se arrestimi është bërë për shkak se Albert Veliu së bashku me të birin nuk kanë hyrë konform ligjit në territorin e Kosovës. Fillimisht dy shtetasit janë ndaluar normalisht për kontroll të rregullt. Aty ka rezultuar se Albert Veliu dhe i biri nuk kanë kaluar legalisht pas asnjëri prej tyre nuk është regjistruar në kufirin e Kosovës.

Policia i ka arrestuar pikërisht për këtë akuzë, kalim ilegal të kufirit. Ndërkohë nga ana tjetër, prokuroria ka kërkuar ndalimin e tyre edhe për shkak të disa dyshimeve të tjera, të cilat deri më tani mbeten ende të panjohura.

Kujtojmë se Albert Veliu është personazhi kryesor i audiopërgjimit mes vetë tij dhe Agron Xhafajt, që sipas “Babales” dhe opozitës, vijon të qëndrojë në krye të trafikut të drogës në Vlorë. Audiopërgjimi dhe intervista e Albert Veliut, dhënë gazetarit Jetmir Olldashi i shkaktoi një goditje të rëndë qeverisë Rama dhe për pak sa nuk rezultoi në dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kanë kaluar tashmë disa ditë nga publikimi i përgjimit, e të shtunën që lamë pas, opozita shqiptare bëri dhe një protestë për largimin e Ministrit të Brendshëm.

Vetë Ministri, në një reagim të fundit mbi këtë çështje u shpreh se do të japë dorëheqjen nëse audiopërgjimi rezulton të jetë i vërtetë, ndërkohë që prokuroria materialin në fjalë e ka çuar për ekspertizë në shtetin Italian, atje ku dhe pritet një përgjigje mbi autenticitetin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë i bëri vetes! Gazetari i thotë Taylor Swift-it të shkojë të lahet, shpërthen rrjeti (FOTO+VIDEO)
Previous article Raiola: Donnarumma, mbase përjetësisht te Milan

F.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT