Ditën e sotme, 47-vjeçari Adrian Kallami u gjet i varur në banesën e tij në fshatin Barbullush të Shkodrës.
Familjarët e 47-vjeçarit pretendojë se policia e ka rrahur dhe i ka ushtruar presion psikologjik, duke e çuar drejt vetëvrasjes të ndjerin.
Mirëpo, ky nuk është i vetmi rast ku mendohet se policia ka ushtruar dhunë. Vetëm para pak javësh, lajmi që tronditi familjarët e jo vetëm, ishte ai i vdekjes së Enea Ftojit në qelinë e paraburgimit në Korçë. Po ashtu në dhjetor të këtij viti, vdekja e Florenc Beqirit në Francë tronditi opinion publik.
Çfarë ndodhi sot:
Adrian Kallami u arrestua ditën e shtunë nga policia për vjedhje.
“Është arrestuar nga polica pa pasur faj ditën e shtunë. Faj i gjithë rëndon mbi punonjësit e policisë, të cilët e kanë rrahur.”- shprehet kushrëriri i Kallamit, që shton se përgjegjës janë dy shefat e krimeve të komisariatit.
Vëllai i Adrianit thotë se policët e kanë goditur në fyt, dhe se njeri prej tyre e ka pohuar vetë këtë gjë. Ai shton se i ndjeri nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Sipas të vëllait, 47-vjeçari nuk kishte kryer vjedhjen për të cilën e fajësonte policia, dhe se në komisariat e kanë detyruar të firmosë një deklaratë, që ai vetë nuk dinte t’a lexonte, pasi nuk dinte të shkruante dhe të lexonte.
Në njoftimin paraprak të Policisë pas vetëvrasjes së tij, thuhej se 47-vjeçari është gjetur i vetëvarur nga familjarët, por pa shenja dhune në trupin e tij.
17 Maj, Enea Ftoji vdes në paraburgim:
Enea Ftoji nga Korça, vdiq në paraburgim. Fillimisht u tha nga familja se policia ishte shkaktarja e vdekjes së tij.
Bashkëshortja e viktimës akuzoi policinë lokale për dhunë dhe mosdhënien e ndihmës mjekësore, pasi 27-vjeçari ishte përdorues i lëndëve të forta narkotike.
“E vranë vetë. Kam qenë vetë, kur me ka thënë, Entelë po më venë gjilpërën me zor”.
Rasti i Florenc Beqirit:
Një krim shtetror ka ndodhur në Francë ndaj një 23 vjeçari nga Shqipëria, me origjinë nga Shkodra. Florenc Beqiri, siç tregon e ëma, kishte shkuar në Francë në kërkim të një jete më të mirë, por pa dokumenta pune. Eshtë sorollotur duke kërkuar punë dhe dikur ka gjetur një punë në të zezë sa për t’u ushqyer. Por e ka kapur policia franceze duke e dërguar në qelitë e burgut.
Siç dëshmon e ëma e tij, pas vdekjes së djalit, ajo ka folur me Florencin e nuk kishte asnjë problem me shendetin. Ai i ka thënë se ndodhet nër burg, por është mirë me shendet dhe po pret ta kthejnë në Shqipëri bashkë me emigrantët e tjerë të paligjshëm. Por befas mësohet se gjendet në spital në gjendje kritike për jetën. Ishte me oksigjen në spital në sallën e reanimacionit në spitalin francez. Dhe vdes, sepse i heqin tubat e oksigjenit.
AlpeNews.al




