Nje 47 vjecar i dha fund jetes mesditen e sotme ne banesen e tij ne fshatin Barbullush. Viktima eshte identifikuar si Ardian Kallami, familjarët e te cilit kane ngritur akuza mbi policinë e Shkodres. Sipas tyre, Ardiani eshte dhunuar psikologjikisht ne Polici, e për kete arsye edhe eshte veteflijuar.
Ai thuhet nga familjaret është shoqëruar në Komisariatin e Policise pasi dyshohej për një vjedhje të një banese ngjitur me të tijën.
Pasi e kanë mbajtur disa orë, e kanë lëshuar dhe këtë të hënë e kanë rithirrur për ta marrë në pyetje. Sapo është kthyer nga komisariati ai ka kryer vrasjen, duke u varur brenda banesës.
KLIKO LINKUN: Vetëvrasja e Adrian Kallamit
“Të shtunën kanë ardhur e kanë marrë në orën 19.30, e kanë mbajtur deri në 02.45 të së dieles. E morën për shkak se një shtëpi ngjitur me të tijën u grabit. Pasi e kanë marrë në pyetje e kanë detyruar të firmos një proçesverbal, ku e kanë bërë të marrë përgjegjesi. Në komisariat të Shkodres e kanë dhunuar psikologjikisht, nuk dijmë ndoshta edhe fizikisht. Pas kësaj ndihej keq, deri sa sot i dha fund jetës. Cfarë të themi, ne duam vetëm drejtësi. Po na detyrojnë të bëhemi kriminele. Është e lehtë të bëhesh kriminel, por nuk jemi të tillë”, tha Zef Kallami, i vëllai.
Françesk Zefi, i afërm i viktimes tha: Eshtë arrestuar të shtunën. E kanë masakruar, e dërguan në burgun e Shkodres. Meqë ka ardh këtu të dielen, të hënën e kanë thirrur sërish në polici. Kufoma është zi. Sapo ka dalë nga policia ka varur veten, nuk e dijmë cfarë i kanë thënë apo cfarë i kanë bërë. Shteti ta zbardh këtë ngjarje. Nëse ai do të ishte fajtor do ta kishin mbajtur në burg, pse e lanë. Vjedhjet ti zbardhin, e jo të bëjne me përgjegjesi njerez kot.
Informacioni paraprak i policise:
Me datë 28.05.2018 ora 13.45, jemi njoftuar se në fshatin Barbullush, Bashkia Vau Dejës në banesë, është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur, shtetasi A. K. 47 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.”


