Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila la sot të lirë ish-ministrin Saimir Tahiri, që po hetohet për përfshirje në trafik droge. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha e cilësoi vendimin një pakt mafioz dhe masën arrest shtëpie’ një farsë.



