Firma që po punon për ndërtimin e rrugës Qukës-Plloccë në Librazhd, u ka dëmtuar shtëpitë disa prej banorëve në fshatin Golik. Shkak janë bërë shpërthimet me dinamit. Madje banorët kanë pohuar se në momentin e shpërthimit, në shtëpitë e tyre, kanë rënë gurë të mëdhenj, pikërisht në dhomën ku flinin fëmijët. Mbas kësaj banorët janë tejet të shqetësuar e të alarmuar.
“Jemi të terrorizuar. Shpërthimet me dinamit na kanë shkatërruar banesat. Jemi te tmerruar. Fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin e shpërthimit të fuqishëm. Sot do ishte dite zie. Do ishim vrarë të gjithë. Gurë të mëdhenj kanë rënë brenda në dhomë ku flinin fëmijët. Do vijojmë të bllokojmë punimet. Askush nuk merr masa për këtë skandal. Do bëjmë vetëgjyqësi”, shprehet një prej bvanorëve në Golik.


