Arrestohet ne Kosove Albert Veliu dëshmitari X në audio-përgjimin me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në audion e publikuar nga Partia Demokratike, Veliu dhe personi që mendohet se është Agron Xhafaj, flasin për pazare droge.
Albert Veliu prej 4 ditësh ishte larguar nga Shqipëria, dhe ka rënë në prangat e policisë së Kosovës në Shtimë, ku është shoqëruar bashkë me të birin.
Burime konfidenciale për mediat kosovare thonë se Veliu është arrestuar në lidhje me historinë e skandalit të publikua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Vendim për të cilin janë njoftuar edhe autoritetet në Shqipëri.


