Policia e Kosovës e ka vënë në pranga dëshmitarin Albert Veliu, më herët si “dëshmitari X” në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj.
Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike flet me Agron Xhafën për pazare droge.
Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas i njëjti ka lëshuar territorin e Shqipërisë për tu strehuar në Kosovë.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.


