Taulant Balla del në konferencë për shtyp me deputetin gjerman Andrew Hauptman nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti gjerman viziton Shqipërinë për të parë se si kanë ecur reformat në vend për ta mbështetur vendin në anëtarësimin në BE.
Gjermania ka dhënë rreth 1 milion euro ndihmë Shqipërisë, u shpreh Balla.
Në fjalën e tij deputeti gjerman u shpreh: “Shqipëria ka bërë progres të madh për t’iu bashkuar BE-së. Qeveria ka një axhëndë për reformat në drejtësi, krimit, korrupsionit dhe parandalimit të azilkërkeusve. Në duam ta mbështesim Shqipërinë.
Brenda BE ka debate për zgjerimin e BE dhe Ballkanit, ne duhet të fillojmë procesin e negociatave me Shqipërinë, duhet të hapen, do ua sugjeroj kolegëve të mi. Ka pasur një proces të mirë të reformave në Shqipëri, këtë e kanë parë kolegët e grupit tim parlamentar dhe dëshiroj ta mbështes fuqishëm Shqipërinë dhe Ballkanin duke kërkuar edhe mbështetjen e kolegëve tanë”./AlpeNews.al


