• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çështja e emrit të Maqedonisë në tryezën e ministrave në Bruksel
Home
Rajon

Çështja e emrit të Maqedonisë në tryezën e ministrave në Bruksel

28 May, 2018 Ina.Autor Rajon

Bisedimet rreth zgjidhjes së çështjes së emrit, pritet të jetë njëra ndër temat kryesore të mbledhjes së nesërme të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian që mbahet në Bruksel.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini gjatë kësaj mbledhjeje do t’i njoftojë ministrat e 28 vendeve mbi procesin e bisedimeve derisa dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë pritet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel edhe pse një gjë e tillë ende nuk konfirmohet nga Ministria e Jashtme maqedonase. Duke u bazuar në qëndrimet e disa vendeve anëtare të BE-së, të cilat kundërshtojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë, analisti Nikolla Dujovski thotë se zgjidhja e çështjes sa vjen e zbehet, mirëpo sipas tij edhe në rast të dështimit të negociatave Maqedonia duhet të vazhdojë me përkushtim të punojë drejt integrimit euro-atlantik. As takimi i ardhshëm i Brukselit sipas tij, nuk do të rezultojë i suksesshëm.

“Nuk do të ishte befasi të mos marrim datë për fillim të negociatave. Sa vjen e më shumë puna shkon në atë drejtim, posaçërisht sjellja e dy vendeve të cilat tradicionalisht kujdesen për Bashkimin Evropian, Franca dhe Holanda, atje pa konsensus nuk mund të ketë asnjë përparim. Megjithatë Maqedonia do të vazhdojë me bisedimet. Me shumë gjasë nuk do të ketë sukses as në bisedimet e ditëve të ardhshme, por kjo nuk guxon të na dëshpërojë dhe të na largojë nga ajo rrugë. 2:40 Kjo do të thotë që ata forca retrograde të cilat në gjithë Ballkanin janë prezentë do të fuqizohen, dhe ajo sigurisht do të jetë sulm ndaj popullaritetit të Qeverisë Zaev. Por se diçka e veçantë do të ndodhë, apo se Maqedonia do të shkojë mbrapa për shkak të kësaj, nuk besoj”, deklaroi analisti Nikolla Dujovski.

Ndërkohë në Greqi kanë vijuar reagimet mbi propozimin e fundit “Maqedonia e Ilindenit”. Kreu i opozitës greke Micotakis gjatë një interviste në televizionin grek SKAJ TV ka thënë se propozimi “Maqedonia e Ilindenit” është emri më i keq i mundshëm, duke shtuar se ky emër do të ishte erga omnes i irredentizmit.

“Njëzet vjet jetojmë me këtë problem, me këtë çështje të pa zgjidhur, sipas kësaj mund të jetojmë edhe 2-3 vite të tjera. Derisa unë kam përgjegjësi politike problemi do të zgjidhet kur do të vlerësoj se kjo zgjidhje do t’ju shërbejë interesave nacionale”, tha Kirijakos Micotakis, Kryetar i Opozitës Greke.

Për më 6 qershor në më shumë qytete të Greqisë janë paralajmëruar protesta të reja kundër bisedimeve për emrin. Organizatorët e protestës janë të njëjtit të cilët organizuan muaj më parë protestë në Selanik dhe Athinë. Përmes protestës, ata duan t’i rikujtojnë autoritetet se kundërshtojnë çfarëdolloj zgjidhje që do të përfshinte emrin Maqedoni. Protesta kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë për sot janë paralajmëruar edhe në Ohër. Protesta do të udhëhiqet nga “Të rinjtë për Maqedoninë” dhe pritet të filloj në orën 19.30 në sheshin kryesor të qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit”./ALSAT – M

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo qetëson tifozët e Real Madridit/ Shihemi sezonin e ardhshëm...
Previous article Kamza është gati për të emëruar “timonierin” e ri, detaje të reja për klubin kryeqytetas

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT