• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA E TAHIRIT NË APEL/ “Odiseja” e ish ministrit të Brendshëm me drejtësinë dhe “bomba e SHBA” para lirisë
Home
Ekskluzive

SEANCA E TAHIRIT NË APEL/ “Odiseja” e ish ministrit të Brendshëm me drejtësinë dhe “bomba e SHBA” para lirisë

27 May, 2018 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Tetë ditë pas seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku Prokuroria paraqiti prova të reja për njohje të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin kriminal Habilaj, nëpërmjet avokatit ai e apeloi këtë vendim duke kërkuar heqjen e masës së sigurisë ”arrestit shtëpiak” në Gjykatën e shkallës së dytë për Krimet e Rënda.

Seanca do zhvillohet nesër, (e hënë, datë 28 maj 2018) dhe avokati i Tahirit, Maks Haxhia ka shprehur herët bindjen se masa e vendosur ndaj klientit të tij do të prishet në Apel.

Kronologjia e një raporti me drejtësinë:

24 Tetor 2017: Saimir Tahiri publikoi një dokument, sipas të cilit ai deklaronte se ishte lëshuar nga prokuroria e Katanias dhe ku thuhej se për ish-ministrin nuk kishte hetime në Itali.

Më 19 tetor u kërkua heqja e imunitetit dhe arrestimi i ish ministrit të Brendshëm Tahiri, por Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve të PS, e rrëzoi kërkesën për arrestim ndërsa lejoi vijimin e hetimeve dhe kontrollin e banesës ndaj ish ministrit.

27 Tetor 2017: Ende me mandatin e deputetit, Saimir Tahiri thirret për herë të parë për t’u marrë në pyetje mbi implikimin në dosjen “Habilaj”.

9 Dhjetor 2017: Gjykata e Krimeve të Rënda pranon kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të bllokuar pasaportën e kartën e identitetit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për tia pamundësuar largimin jashtë vendit dhe shmangien e drejtësisë.

26 dhjetor 2017- Me vendim të formës së prerë, Saimir Tahirit i është rikthyer pasaporta dhe i është hequr masa e sigurisë që e ndalonte të dilte jashtë vendit. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila në 9 Dhjetor kishte vendosur bllokimin e pasaportës për ish-ministrin.

3 Maj 2018: Saimir Tahiri ka hequr dorë nga mandati i deputetit për tu përballur si qytetar i thjeshtë me hetimet që kanë nisur ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës.

Në një konferencë për mediat, deputeti i sapodorëhequr tha se do të përballet jo vetëm me drejtësinë, por edhe me palaçot politikë, siç ai quan jo vetëm përfaqësues të opozitës që e kanë sulmuar prej kohës që ai ishte minsitër i Brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, por edhe përfaqësues të qeverisë së majtë në 25 vite që sipas tij vetëm kanë vjedhur në kurriz të shqiptarë.

12 Maj 2018: Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri. Vendimi i gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në Tiranë, tek Rruga “Kodra e Diellit”.

Ka qenë prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa gjyqtarja Liljana Baku ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën duke lënë ish-zyrtarin e lartë në arrest shtëpie.

28 Maj 2018: Gjykata e Apelit për krimet e Rënda pritet të vlerësojë të hënën kërkesën e ish ministrit dhe të avokatit të tij për vijimin në gjendje të lirë të hetimeve nga ana e Prokurorisë.

Por vetëm pak orë përpara kësaj seance ka qenë ambasadori amerikan Donald Lu ai që me anë të një prononcimi të paprecedent duket se e ka hedhur në erë përpjekjen e ish ministrit. Nr. 1 i selisë diplomatike amerikane në Tiranë, i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, pasi sipas tij ka raportime nga burime te pavarura për presione dhe ryshfete ndaj gjykatësve.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dështak në portë, "skifter" me femrat, historia e portierit të Liverpool (FOTO)
Previous article Golashënuesi i vitit, Ali Soue nderohet me “Këpucën e Artë” dhe... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT