• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E OPOZITËS/ Basha: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, Xhafaj duhet të largohet…
Home
Shqipëri

PROTESTA E OPOZITËS/ Basha: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, Xhafaj duhet të largohet…

27 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook për protestën e opozitës.

“Mirënjohje dhe respekt të thellë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që dëshmuan dje, se në Shqipëri ka një popull europian dhe një qeveri antieuropiane, e cila nuk ndahet dot nga krimi dhe nga dhuna.
Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës, të vërtetën e vëllezërve Xhafaj, të vërtetën e një kryeministri i cili është lidhur aq ngushtë me krimin, sa nuk gjen dot një njeri pa lidhje me drogën që të drejtojë Ministrinë që duhet të luftojë drogën.
Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës.
Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna.
Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja.
Ndaj nuk duhet të shpërqëndrohemi nga e vërteta: Shqipëria nuk mund të ketë një ministër të brendshëm që ka mbrojtur dhe mbron vëllain e tij trafikant. Qeveria nuk mund të jetë instrumenti i kriminelëve nga Arben Ndoka tek Armando Prenga tek Elvis Roshi tek Saimir Tahiri tek Agron Xhafaj tek Vangjush Dako, e qindra të tjerë. Qeveria duhet t’i përkasë popullit dhe të punojë për popullin”- shkruan Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real mposht të Kuqtë, festë e madhe në qytetin e Liverpool (VIDEO)
Previous article Ermal Mamaqi ''TRADHËTON'' Amin, kapet ''MAT'' te liqeni me këngëtaren e njohur shqiptare! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT