• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gazetari pranë PD: Basha dje vrau institucionin e protestës, s’ka më kuptim që njerëzit të dalin në shesh
Home
Shqipëri

Gazetari pranë PD: Basha dje vrau institucionin e protestës, s’ka më kuptim që njerëzit të dalin në shesh

27 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Frrok Çupi shkruan se institucioni i protestës këtë të shtunë vdiq. Çupi arrin në këtë përfundim, pas dështimit të protestës së thirrur nga Lulzim Basha, me premtimin se do të rrëzohej qeveria. Sipas Çupit, është e disata herë që Basha e premton këtë gjë dhe nuk ndodh.

Ndaj sipas tij, njerëzit tashmë janë të lodhur dhe të zhgënjyer dhe nuk kanë më arsye të dalin krah Bashës në protestë.

Shkrimi i gazetarit Frrok Çupi:

Protesta anti- qeveritare e thërritur nga Parti Demokratike përfundoi rreth një orë pasi nisi. Gjithë fuqia e protestës u zhvillua para se të niste. Pas këtij momenti nisi rrëzimi i protestës:

Me sa u duk, protesta nuk kishte një bosht. Parullat e hedhura nga protestuesit dhe të përsëritura nga lideri, nuk tregonin unitet dhe koherencë. Dikush kërkonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, dikush tjetër largimin e kryeministrit, dikush akuzonte qeverinë si qeveri e krimit. Vetë lideri i PD, Lulzim Basha, kishte një qasje tjetër, ai iu kthye parullave të Rilindjes Kombëtare të fillim- shekullit mbi ‘diellin që lind nga Perëndimi’. Lideri opozitar krijoji një lidhje me ‘Rilindjen’ e PS, edhe pse e kritikoi me fjalë të tjera.

Vetë lidershipi politik i protestës u shfaq i përçarë. Partia e dytë opozitare, LSI, nuk u shfaq në protestë. Kryetarja e LSI nuk foli dhe as lëshoi slogane gjatë protestës prej më shumë se një orë. Por as deputetët e PD dhe liderë të tjerë të saj nuk u shfaqen në krah të liderit kryesor Basha. Përçarja e krijuar kohët e fundit në lidershipin e PD i dha efektet në këtë manifestim politik.

Protesta nuk arriti asgjë; bëri zhurmë në bulevard dhe vetëm kaq. Militantët e opozitës që kishin ardhur me autobusë nga rajonet, u kthyen të dëshpëruar në shtëpitë e tyre. Askush nuk kishte paralajmëruar se ‘nuk do të kemi gjë për të bërë, veç për të dalë në bulevard’. Disa zëra brenda militantëve ishin përhapur se “do të ketë ngjarje”, por kjo ishte bërë me qellim që të hidhej karremi për të devotshmit e partive. Pjesëmarrja në protestë ishte mjaft më e ulët se në protestat e fundit; veçanërisht ra në sy fakti se shumica absolute vinin nga rrethët. Tirana thuajse nuk përfaqësohej në protestën e Tiranës.

Protesta, edhe pse e premtuar para ndërkombëtareve se “do të jetë paqësore”, në fakt doli prej kësaj skeme. Militantët, sapo u afruan selisë së Ministrisë së Brendshme, nisën sulmin me gurë dhe mjete të forta kundër institucionit. Edhe para selisë së qeverisë ata hodhën tym lotues. Përveç përgjakjes së kryeredaktorit të gazetës RD, e Partisë Demokratike, u plagosën edhe 11 efektivë policie.

Pas përfundimit të protestës, në qeveri nuk lëvizi “asnjë gjethe peme”, as ka ndodhur dorëheqja, as ka ndodhur ndonjë tronditje, as ka nevojë për ndonjë deklaratë qeveritare. Qetësia e qeverisë dhe siguria e saj u rrit pas protestës.

Kjo mund të jetë protesta e fundit e organizuar nga Opozita. Sepse nuk mund të marrë më kurajë për të thërritur protestë “pa kuptim”; sepse nuk mund të ketë më pjesëmarrje për një protestë që ndodh rëndom; sepse kuptohet që PD i thërret protestat për të manifestuar fuqinë e kryetarit kundër oponentëve. Nën thirrjen e PD, protesta është kthyer në rutinë: Një herë në tre ose katër muaj, me të njëjtën mënyrë dhe pa rezultat. Përsëritja pa kuptim e ka drobitur sensin e protestës.

Vetë protesta politike, me sa duket, u rrëzua si institucion që kryesisht udhëhiqej prej PD që nga viti 1990.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milani po mendon shkëmbimin e "çmendur" me skuadrën e madhe të La Ligës
Previous article Alban Ramosaj: Do të shoqërojë një fansen time në momentin më të bukur të jetës së saj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT