• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Momentet e tensionit tek Ministria e Brendshme/ Berisha: Po të mos i tërhiqte të revoltuarit Basha, në pak minuta do…
Home
Shqipëri

Momentet e tensionit tek Ministria e Brendshme/ Berisha: Po të mos i tërhiqte të revoltuarit Basha, në pak minuta do…

27 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Nje dite pas protestes se opozites diten e shtune, ish kryeministri Sali Berisha ka bere nje shkrim te gjate ne profilin e tij ne rrjetet sociale me titull: “Revolta që lemeriti narkoqeverinë dhe damkosi atë në mbarë botën”.

Nder te tjera, ish kryeministri komenton edhe momentet e tensionit qe ndodhi jashte godines se Ministrise se Brendshme, e thote se “po te mos i terhiqte kryetari i PD ne pak minuta do te vendosnin flamurin e fitores mbi ministrine e droges dhe krimit njelloj siç e vendosen me 14 shtator te vitit 1998 ne kryeministri!”

Postimi i plote i Berishes:

Revolta qe lemeriti narkoqeverine dhe damkosi ate ne mbare boten!

Te dashur miq, revolta masive e djeshme, per efektet e saj ishte njera nga me te fuqishmet ne historine e protestave kunder narkoshtetit, dhe kjo perben nje kontribut te çmuar, fitore te vertet ne luften per çmontimin e narkoqeverise per te gjithe ata qe nga Tirana dhe mbare vendi mbushen dje bulevardin deshmoret e kombit si dhe per te gjithe te tjeret qe ishin shpirterisht me ta. Mendoj se tre jane arritjet me madhore te saj.

E para, kjo revolte, vetem me frymen e fuqishme para saj i futi friken deri ne palce dhe detyroi Edvinin te zhbeje axhenden e tij ne Tirane, madje edhe me te huaj, dhe t’ia mbathe naten e te premtes per ne Velebisht duke leshuar keshtu institucionin e kryeministrise per te mos rrezikuar lekuren e tij. Njelloj, era e stuhise qe po vinte detyroi ministrat e tij t’ja mbathnin si minj ne drejtime te paditura jashte Tirane.

Vetem per ne Mal te Zi, sipas sistemit TIMS te premten pasdite kaluan kufirin 5 prej tyre. Njerezit qe gogesijne gjithe diten pasurite nga droga dhe vjedhja e takspagueseve nuk kane parim, moral apo atdhe!

Ne kete aspekt revolta e opozites e dt 26 maj 2018 perseriti pa dhune dhe ne nje forme tjeter 14 shtatorin e vitit 1998!

E dyta, dje opozitaret e revoltuar detyruan Fatziun, njerin nga dy ministrat qe qendroje ne Tirane te leshoje si mi zyren dhe te largohet me vrap nga tuneli i narkoministrise duke menduar vetem per lekuren e tij dhe deshmuar se njelloj si padroni i tij nuk njeh detyre as flamur!

Ne te vertete, pas zhdukjes se Fatziut, ne perballjen e tyre me narkopolicine, te revoltuarit guximtare po te mos i terhiqte kryetari i PD ne pak minuta do te vendosnin flamurin e fitores mbi ministrine e droges dhe krimit njelloj siç e vendosen me 14 shtator te vitit 1998 ne kryeministri!
E treta, revolta e fuqishme e djeshme e opozites me shume se te gjitha protestat e meparshme pushtoi me mesazhet e saj te veçanta mediat e mbare botes. Mediat me te medha te SHBA dhe vendeve tjera, nder te cilat televizionet Fox News, ABC, NBC, New York Times, Washington Post e dhjetra e dhjetra media te tjera. Dje hapsira mediatike boterore u dominua nga tre lajme fatale per narkoqeverine.

Sipas tyre shqiptaret protestojne:

a-kunder lidhjeve me drogen dhe krimin te Edvin Kristaq Rames

b-kunder lidhjeve te ministrit te brendshem Fatzi Xhafa me drogen dhe krimin, ndihmen qe ky i ka dhene vellait Geron Xhafa per trafiqet e tij

c-dorezimin e Geron Xhafes, autoriteteve italiane per te vuajtur 7 vjet burg i denuar si trafikant nderkombetar droge.

Ndaj duke shprehur nderimin tim me te madh per qytetaret e revoltuar opozitar, per guximin dhe suksesin e djeshem, ftoj mbar qytetaret e ketij vendi qe te konsiderojme arritjet e dites se djeshme si proven e pergjithshme per te hedhur ne rastin me te pare ne greminen e historise Noriegen dhe narkoqeverine e tij! sb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mos e besoni po deshët! E tha vetë Mario në Tiranë: Ylli botëror është SHQIPTAR, mikeshë e familjes Kardashian (FOTO)
Previous article Ilaç natyral për forcim dhe rritje të shpejtë të thonjve: Dy deri në tri javë përmirësim i plotë!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT