• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeparlamentari i Maqedonisë në Tiranë: Rajoni ynë ka nevojë për stabilitet më shumë se kurrë
Home
Rajon

Kryeparlamentari i Maqedonisë në Tiranë: Rajoni ynë ka nevojë për stabilitet më shumë se kurrë

27 May, 2018 Ina.Autor Rajon

“Takimet e Mëngjesit të Lutjeve janë një traditë inspiruese që përçojnë vlerat e besimit, paqes dhe dashurisë, dhe pikërisht janë këto vlera thelbësore që i nevojiten njerëzimit për t’u ballafaquar me sukses me sfidat globale të shekullit të 21-të”. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Takimin e 15-të Evropës Juglindore, që po mbahet në Tiranë.

Ai shtoi se çdo ditë e më shumë është duke u krijuar një kontekst global i ekzistencës së njeriut, qoftë në kontekstin ekonomik, politik, kulturor, apo religjioz.

“Prandaj, vlerësoj se Mëngjesi i Lutjes është një mundësi për t’i shkëmbyer përvojat, qëndrimet apo bindjet tona në lidhje me ndodhitë globale aktuale dhe sfidat që sjellin ato, si dhe njëkohësisht të shprehim falënderimet tona për mirëqenien, miqësinë dhe bashkëpunimin reciprok. Më vjen mirë që Mëngjesi i Lutjeve këtë vit prek çështjen e dashurisë dhe respektit ndaj fqinjit, pasi që Republika e Maqedonisë me formimin e Qeverisë së re është e orientuar pikërisht ndaj ndërtimit të mirëkuptimit dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët”, tha Xhaferi.

Kryeparlamentari i Maqedonisë përkujtoi se tashmë vendi i tij ka nënshkruar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, dhe i ka intensifikuar bisedat me Republikën e Greqisë për problemin me emrin, ndërsa ka iniciuar vizita reciproke me shtetet tjera fqinje.

“Vlerësoj se tani më shumë se kurrë rajoni ynë ka nevojë për stabilitet ekonomik dhe politik, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, si në aspekt bilateral ashtu edhe në aspektin multilateral. Sfidat e fundit globale që prekën shtetet tona, siç ishte vala e refugjatëve, dhe zhvillimet e fundit pozitive politike, janë edhe një dëshmi më tepër se vendet tona dita ditës hapërojnë sigurt drejt dyerve të integrimit euroatlantik”, theksoi Xhaferi.

Ai tha se “me besim të ndërsjellë dhe duke e çmuar diversitetin si pasurinë më të çmuar që kemi, do të arrijmë më shpejtë t’i plotësojmë qëllimet tona strategjike të përbashkëta, që janë integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPA E SHQIPËRISË/ Skënderbeu – Laçi, caktohen gjyqtarët e finales së madhe
Previous article Laçi-Skënderbeu/ Ekspertët përballë kampionëve, një Kupë që duhet fituar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT