• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Brazil, greva e kamionistëve kthehet në emergjencë kombëtare
Home
Nderkombetare

Brazil, greva e kamionistëve kthehet në emergjencë kombëtare

27 May, 2018 Ina.Autor Nderkombetare

Siç duket Brazili është paralizuar nga greva e kamionistëve, e cila shënon ditën e pestë të saj. Nga bllokimi i rrugëve aeroportet, spitalet dhe shkollat kanë mbetur të izoluara në pamundësi furnizimi me materialet bazë.
Dy ditët e fundit ka patur mungesë të theksuar në furnizimin ushqimor dhe me karburant. Edhe pse fillimisht ishte folur për një marrëveshje mes qeverisë dhe 9 nga 11 organizatat e kamionistëve në protestë, situata është e tensionuar. Kërkesa kryesore e grevistëve është ulja e çmimit të karburantit. Sipas mediave braziliane rreth 1 milion kamionë kanë bllokuar më shumë se 900 pika kryesore në 22 autostrada në vend. 11 aeroporte deklaruan se kanë problem me furnizimin me karburant duke bërë që të anulohen me dhjetëra fluturime.

Porti i Santos, terminali kryesor i anijeve në Amerikën Latine ka mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Në disa qytete është pezulluar mësimi në shkollat publike.
Shoferët e automjeteve ankohen për radhët e gjata në pikat e karburantëve, ku çmimet po thyejnë çdo rekord, spitalet nuk po furnizohem me ilaçe, ndërsa rreth një miliard pula e dy milionë bagëti rrezikojnë të ngordhin pasi nuk po ushqehen. Presidenti i vendit, Temer deklaroi se ushtria do të lirojë rrugët, pasi popullsia duhet të furnizohet me materialet bazë. Por kamionistët kanë kërcënuar me gjakderdhje nëse ushtria do të ndërhyjë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo i ekzaltuar/ Champions duhet të quhet CR7 Champions League
Previous article HEROI Bale/ "Do festoj dhe më pas do të mendoj të ardhmen time"

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë? Botë

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë?

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira Botë

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT