Protestuesit e thirrur nga opozita kanë shkuar drejt ministrisë së Brendshme pas mbylljes së fjalimit të kreut të PD-së para Kryeministrisë. Protestuesit kanë shembur rrethimin e vendosur pasi po bëhen punime në këtë zonë, teksa kanë hedhur edhe sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë.
Gjatë tentativës për të çarë kordonin, një nga protestuesit ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Në ndihmë i ka ardhur deputeti i PD, Bardh Spahia që i ka dhënë ndihmë e parë.
AlpeNews.al



