Në fund të vitit të kaluar, borxhi që bizneset kanë ndaj tatimeve dhe doganave arriti në 1.1 miliardë euro. Këto janë taksa të papaguara që bizneset kanë në shtet, përfshirë interesat dhe gjobat që vendosen mbi detyrimin.

5 mijë tendera dhe 116 mln euro në mes; ja përfituesit e mëdhenj
Vitin e kaluar, institucionet e shtetit zhvilluan mbi 5 mijë tendera publikë në të cilët shpenzuan 655 milionë euro në tendera. Por, gjysma e kësaj shume u përfitua nga 57 kompani. Top Channel zbardh listën e 11 subjekteve kryesues, që kanë përfituar në total 116 milionë euro tendera për mallrat dhe shërbimet e ofruara shtetit në 2016. Në vend të parë është subjekti “Fusha”, që ka marrë 13, 2 mln/euro tendera.
Vlerat e perfituara nga tenderat publike
Viti 2016
Kompania, Shuma
FUSHA 13, 2 Mln/euro
G.P.G COMPANY 13, Mln/euro
KASTRATI 12, 7 Mln/euro
ITAL-PROJEKT 12, 3 Mln/euro
EVEREST 11,4 Mln/euro
INFOSOFT SYSTEMS 10,6 Mln/euro
ALBA KONSTRUKSION 8,98 Mln/euro
AGI KONS 8, 84 Mln/euro
AUSTRIA STRABAG 8,83 Mln/euro
SHPRESA SHPK 8, 62 Mln/euro
PE-VLA-KU 8, 09 Mln/euro
Totali 116,8 Mln/euro
Koncesionet, ku shkojnë 70 mln euro nga buxheti?

Qeveria do të paguajë 70 milionë euro nga buxheti për kompanitë koncesionare gjatë vitit të ardhshëm. Por kush janë përfituesit më të mëdhenj nga fondet publike përmes koncesioneve?
Lista pasohet nga koncesioni i hidrocentraleve mbi lumin Devoll me 10 milionë euro, inceneratori për përpunimin e mbetjeve në tiranë 7.5 milionë euro. Pas tyre vijnë tre koncesione të tjera në shëndetësi; Laboratorët, shërbimi i dializës dhe chek upi. këto do të marr nga 5 deri në 6.5 milionë euro secila nga paratë e buxhetit, ashtu si dhe dy inceneratorët e tjerë në fier dhe elbasan.
Të dhënat tregojnë se koncesionet kanë norma të larta fitimi. Për ato në fushën e shëndetësisë normat e fitimit arrijnë deri në 40 për qind e të ardhurave bruto.
Por këto janë vetëm koncesionet që paguhen nga buxheti. Ka dhe disa kontrata të tjera, barra e të cilave paguhet direkt nga qytetari, si aeroporti, pasaportat, kolaudimi i automjeteve, Petrolifera dhe shumë të tjerë.
Vitin e kaluar kontratat koncesionare realizuan 150 milionë euro të ardhura bruto dhe paguan vetëm 8 milionë euro tatim fitimi. Më pak se 5 për qind e taksave që qytetarët paguajnë nga rroga.



