Toyota do të zbulojë një sërë konceptesh të reja të veturave në “Tokyo Motor Show 2017” në fund të këtij viti, duke përfshirë edhe konceptin e ri GR HV Sports.
GR HV Sport është ndoshta modeli më interesant që ata kanë për të prezantuar dhe për këtë ka një arsye unike.

Ky koncept do të vijë me një transmetim automatik dhe manual.

Vetura funksionin standart do ta ketë me transmetim automatik, por vetëm me një shtypje të butonit nga gishti i shoferit mund të transformohet në manual.

Ky sistem është bërë më së shumti për të kënaqur entuziastët e veturave që duan të ndiejnë fuqinë e veturës.
Më shumë detaje rreth kësaj veture hibride do të zbulohen para debutimit në Tokyo më 27 tetor.


![Fjala fundit e tenologjisë, makina i ndryshon marshet vetëm me një buton [Foto]](https://alpenews.al/wp-content/uploads/2017/10/295510-770x470.jpg)
