• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Protesta/ Opozita e Bashkuar katër orë në “Bulevard” për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj
Home
Shqipëri

Protesta/ Opozita e Bashkuar katër orë në “Bulevard” për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj

26 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojnë sot një protestë, para Kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë ‘Rama’ dhe krijimin e një qeverie të përbashkët anti-mafia. Protesta është rrjedhojë e reagimit të përshkallëzuar të opozitës par publikimit prej saj të audiopërgjimit, me protagonist (sipas PD) Albert Veliu i njohur edhe ‘Babalja’ apo dëshmitari X dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku bisedojnë për dërgimin e një sasie hashashi drejt Italisë.

Me anë të kësaj proteste, opozita shqiptare synon që të detyrojë kryeministrin Edi Rama që t’i hapë rrugë një qeverie anti-mafia. Në këtë kuadër, një ditë para protestës së opozitës, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka thirrur në zyrën e tij të gjithë aleatët. Basha ju ka përcjellë porositë e fundit aleatëve, ku të pranishëm ishin dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili. Këto janë lëvizjet e fundit të opozitës së bashkuar para protestës, ku krerët e dy partive kryesore opozitare, Basha dhe Kryemadhi, bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në aksionin e të shtunës.

PD ndryshon mendje, cakton orarin
Partia Demokratike ka ndryshuar mendje sa i takon orarit të protestës. Në kërkesën e parë drejtuar policisë, PD nuk kishte caktuar në orar për përfundimin e protestës. Mbrëmjen e djeshme, sipas burimeve për Report Tv nga Policia e Tiranës, opozita e ka ridërguar duke saktësuar se do të zgjasë katër orë. Por nga PD e mohojnë një gjë të tillë. Dy ditë më parë u përfol në rrethet mediatike dhe politike se protesta mund të zgjaste pa limit, për shkak se në kërkesën e parë të opozitës drejtuar policisë, nuk përcaktohej një orë për përfundimin e saj.

Basha mesazh qytetarëve  
Një ditë para protestës së opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha, ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar nesër në kryeqytet. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Basha shkruan se ‘ata’, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Duke e shoqëruar mesazhin e tij me një video, kryedemokrati ju drejtohet qytetarëve, duke ju thënë se është në dorën e tyre për t’i larguar më 26 maj.

“Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë! #26maj”, shkruan Basha.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka pohuar se në protestë mund të dalë kush të dojë, por duke ruajtur vijat.

“Zgjedhja është e lirë, secili bën atë që do. Fatmirësisht, koha kur shkohej në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por ktheheshe në morgun e spitalit në Tiranë, ka vdekur. Koha kur shkoje në protestë dhe ktheheshe në ilegal, me brinjë të thyera, që mos të të kapnin më mbrapa, pasi të kishin shkatërruar me shkop e me shkelma në mes të rrugës, ka vdekur. Në protestë mund të dali kusht të dojë. Nuk e prek kush me dorë, sigurisht duke ruajtur vijat. Por pyetja këtu nuk është protesta”, ka pohuar kryeministri./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cristiano Ronaldo GODET kameramanin dhe më pas i jep fanellën dhuratë (VIDEO)
Previous article Zbuloni 50 statistikat interesante të finales së Kievit mes Realit dhe Liverpoolit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Breaking News

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT